Panorama Sport (Albania)

Partizani shpërthen në Laç ,Jasir Kishim frikë me frikë me Starovën

Demi: Nuk po mendoj për për trajner trajner të të ri, ri, kam kam gabuar me Sormanin

- ILIR CARA

Partizani i trajnerit Kle vis Dalipi ka kapur ashensorin për lart. Falë fitores së arritur dje në Laç, për herë të parë në këtë sezon të kuqtë e shikojnë veten në vendin e tretë. Nën drejtimin e Dalipit, "demat" kanë arritur 4 fitore dhe një barazim, me 13 pikë të fituara, 8 gola të shënuar dhe 0 të pësuar. Nëse në 3 sfidat e shkuara Laçi u mori 7 pikë "demave" me 3 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar, Partizanit i mjaftoi sfida e fazës së katërt për të shënuar 3 gola dhe për të marrë trepikëshi­n e parë ndaj kurbinasve, të cilët i kanë parakaluar tashmë në renditje. Laçi nuk humbiste në shtëpi që nga 25 nëntori, ku i mundi Kukësi 1-0. Serinë e golave e hapi braziliani Lukas Kardozo në minutën e 50-të, Abdurrahim­i i sapofutur në fushë dyfishoi në minutën e 85të dhe më pas Gerhard Progni shënon dhe vulos fitoren fantastike të Partizanit në transfertë. Me këtë sukses të arritur në Laç, të besuarit e trajnerit Dalipi janë në rrugën e duhur për të siguruar një biletë për në Kupat e Europës. Ndërsa, Laçi vuajti në këtë takim lodhjen e ndeshjes së Kupës të zhvilluar në mesjavë ndaj Kukësit. Kurbinasit synojnë pjesëmarrj­en në Europë, të cilën mund ta sigurojnë edhe nga Kupa dhe kampionati, pasi luftojnë në të dy frontet.

Pjesa e parë- Të dyja ekipet vinin në këtë takim me ndryshime të lehta në formacion, por Partizani kishte më shumë elementë sulmues. Të dy skuadrat dëshironin fitoren, por në minutat e para loja përqendroh­et më shumë në mesfushë, duke krijuar siguri në prapavijë. Të kuqtë mundohen të rrezikojnë përmes goditjeve standarde dhe gjuajtjeve nga distanca. Laçi është më i qartë në lojën e tij, duke e qarkulluar më shumë topin dhe është më agresiv. Të kuqtë nuk arritën të dilnin në lojën e tyre në pjesën e parë, kjo për meritë të vendësve që bllokuan pikat e forta, por kurbinasit nuk kishin rrezikshmë­rinë në fazën përmbyllës­e të aksioneve. Edhe njëherë doli në pah siguria që ka krijuar Partizani në prapavijë, ku kundërshta­rët e kanë të vështirë që të gjejnë hapësira. Përpos rasteve të krijuara në këtë pjesë, më së shumti nga vendësit, 45 minutat e para mbyllen në barazim 0-0.

Pjesa e dytë- Të dyja ekipet zbresin në fushë me të njëjtët lojtarë që nisën takimi. Partizani, që në minutën e 48të, jep sinjalin se kjo pjesë do të jetë ndryshe duke qenë më kërkues për gjetjen e golit. Nuk vonon dhe në të 50-ën, Lukas zhbllokon rezultatin. Asani nga e djathta shërben për Lukas, i cili pasi fiton duelin me Qaqin dhe Gjonin, me një prekje të topit shmang edhe portierin Vata dhe e shoqëron "sferën" që përfundon në rrjetë. 0- 1 për Partizanin. Trajneri Mezani menjëherë freskon ekipin, ku Kallaku i lë vendin Nikës. Kurbinasit nuk dorëzohen dhe mundohen që të shënojnë, por Uzuni u pa shumë larg portës në këtë takim, ndërsa Rexhinaldo mbeti i bllokuar në çdo moment nga mbrojtësit e kuq. Lukas dhe Progni kombinojnë shpesh mes tyre dhe krijojnë rreziqe për portierin Vata, por pa mundur që të shënojnë. Në minutën 68-të vjen ndryshimi i dytë te Laçi, ku Lushkja hyn në vend të Fangajt. Por është Partizani ai që mund të dyfishonte me Lukasin në minutën e 71-të, por kësaj radhe braziliani gabon. Në minutën e 75të vjen zëvendësim­i i parë te

Partizani, ku Asani i lë vendin Telushit. Dy minuta më pas Laçi kryen edhe ndërrimin e tretë, ku Xhixha hyn në vend të Shtubinës me shpresën për të qenë më të rrezikshëm në sulm. Në minutën e 81-të Lukas i lë vendin Abdurrahim­it, i cili katër minuta më pas, me një inkursion individual shënon një gol të bukur, 02 për Partizanin. Pas golit, Mala i lë vendin Kulumit dhe në të 87-ën, Progni mbyll historitë e këtij takimi, duke shënuar golin e tretë. Gjithçka mbyllet me fitore 3-0 të Partizanit në fushën e Laçit.

 ??  ?? Tre Tre gola gola për për vendin vendin e e tretë, tretë, të të kuqtë kuqtë shkëlqejnë shkëlqejnë ndaj ndaj kurbinasve. kurbinasve. Dalipi Dalipi i i bën bën presion presion Kukësit Kukësit
Tre Tre gola gola për për vendin vendin e e tretë, tretë, të të kuqtë kuqtë shkëlqejnë shkëlqejnë ndaj ndaj kurbinasve. kurbinasve. Dalipi Dalipi i i bën bën presion presion Kukësit Kukësit
 ?? FOTOT: F.Hazizllari ?? Lojtarët e Partizanit duke festuar para tifozëve të kuq në Laç
FOTOT: F.Hazizllari Lojtarët e Partizanit duke festuar para tifozëve të kuq në Laç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania