Panorama Sport (Albania)

Vllaznia do gjyqtar të huaj ndaj Teutës

Administra­tori: Shkojmë në Durrës për maksimumin e pikëve

- ADMIR URUÇI

Takimi mes Teutës dhe Vllaznisë është tepër deciziv për të dy skuadrat në luftën për mbijetesë dhe gjykimi ka qenë gjithmonë temë diskutimi. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kuqeblu mësohet se kanë dërguar në FSHF një shkresë zyrtare që përballja ndaj Teutës të ketë një treshe arbitrash të huaj. Në kampin kuqeblu...

Takimi mes Teutës dhe Vllaznisë është tepër deciziv për të dy skuadrat në luftën për mbijetesë dhe gjykimi ka qenë gjithmonë temë diskutimi. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kuqeblu mësohet se kanë dërguar në FSHF një shkresë zyrtare që përballja ndaj Teutës të ketë një treshe arbitrash të huaj. Në kampin kuqeblu shpresojnë që të marrin një përgjigje pozitive nga FSHF. Nga ana tjetër, administra­tori Astrit Gjyrezi ka folur për “Panorama Sport”, duke u shprehur se po të ketë arbitër të huaj në këtë ndeshje nuk do të ishte gjë e keqe.

Nuk e parashikon­it të lehtë ndeshjen ndaj Lushnjës, por fitorja ishte e tillë. Çfarë ndodhi?

Normalisht që nuk ka asnjë takim të lehtë. Në këto pozita ku edhe jemi ne, çdo takim sado i lehtë që duket, kërkon vlerësimin e vet. Ia arritëm me meritë një fitore me goleadë, por nuk ka vend për t'u gëzuar, pasi që nesër fillon puna për takimin me Teutën që do të jetë mjaft i vështirë për ne.

Mendoni se kjo skuadër është ndryshe dhe ka më shumë grintë, cilësi dhe rezultate?

Mendoj se ky është fryti i punës. Ne mund të themi se këtu po punohet dhe frytet e punës tani kanë filluar që të merren. Ekipi po konsolidoh­et nga java në javë dhe nga ndeshja në ndeshje të arrijmë pikët maksimale.

Diferenca me Teutën është tri pikë. Ju jep qetësi një gjë e tillë?

Normalisht që kemi njëfarë qetësie, por për mendimin tim tri pikë nuk janë asgjë. Ne do të shkojmë në Durrës si në çdo takim për të marrë maksimumin në rezultate.

Keni frikë nga gjykimi në një ndeshje të tillë?

Shpresojmë që të kemi një gjykim sa më korrekt. Vllaznia është penalizuar jo pak nga gjykimi dhe besoj se ka ardhur momenti që ta kemi të rregullt. Nuk kërkojmë asgjë më tepër.

Nëse ekipi arrin të marrë pikët maksimale në Durrës, mendoni se Vllaznia mbyll çështjen e mbijetesës?

Ndeshje ka shumë. Ne do të luftojmë për mbijetesën deri në momentin që matematika të na e japë këtë të drejtë. Megjithatë do të them se ne nuk do të shikojmë vetëm për mbijetesë, por edhe për më lart.

Do të kërkoni gjyqtarë të huaj, pasi FSHF ka bërë binjakëzim­e me disa federata?

Ne nuk kemi pasur ndonjë preferencë apo edhe ndonjë kundërshti­m të madh për gjykimin, me përjashtim të treshes që drejtoi ndaj Kukësit që ne e shpallëm edhe të padëshirue­shëm. Për tjerë nuk kemi pasur kontestime. Kemi theksuar se besojmë në profesiona­lizimin dhe në ndershmëri­në e tyre. Por, po të jetë edhe një i huaj në një takim kaq decizive, nuk do të ishte gjë e keqe.

Përveç Sukaj e Ribajt duket se Vllaznia po fiton edhe një sulmues tjetër tani që është Pusi...

Patjetër është një gjë pozitive. Ai është një djalë i ri, stërvitet me ekipin e parë dhe rregullish­t është pjesë e ekipit të Vllaznisë B ku aty ka më shumë minuta. Vllaznia në momente të caktuara ka nxjerrë lojtarë dhe kjo është fryt i punës së vazhdueshm­e të ekipeve zinxhirë. Si Pusi, ne kemi edhe lojtarë të tjerë të rinj që në vazhdimësi ne do të marrim frytet e tyre. Po mungesa e rezultatev­e nuk na ka lejuar neve që t'u japim mundësi këtyre lojtarëve të rinj që të luajnë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania