Panorama Sport (Albania)

Demi: Nuk po mendoj për trajner kroat, ja pengu im

-

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, në një bisedë dje në mbrëmje gjatë emisionit "Zona Gol" në "SuperSport", sqaroi çështjen e trajnerit, duke hedhur poshtë se po mendon për një kroat. Demi pranoi se është nxituar kur vendosi të largonte italianin Adolfo Sormani, ndërsa foli edhe për raportin me Luçiano Moxhin. "Që kur jam futur te Partizani, kam pasur besim të plotë, por ka malore dhe fushore. Nuk doja të ndërhyja, por ndërhyra. Unë kam bërë vetëm një zgjedhje, quhet Luçiano Moxhi. Ai zgjodhi të tjerët, pastaj kërkoi ndjesë, duke thënë 'nuk e njohim kampionati­n shqiptar'. Ndaj, nuk mund ta përgjithës­ojmë me të gjithë italianët që kemi pasur. Moxhi ka qenë këshilltar­i im dhe vazhdon të jetë i tillë, nuk ka qenë asnjëherë drejtor. E kam prezantuar si këshilltar. Trajneri kroat në të ardhmen? Kjo është barsoletë, skuadra dhe stafi më njeh. Dalipi ka 5 vite që punon për Partizanin dhe për mua. Ai e di shumë mirë dhe është i qetë. Dalipi ka objektiv vetëm që presidenti­t t'i pëlqejë loja, me këtë mbaron historia. Nuk ka trajner të diskutohet, qoftë kroat apo tjetër në tavolinën time. Dalipit i kam thënë 'ti më njeh muaj, ti më kënaq mua dhe hajde të firmosim kur të duash'. Dalipi është djalë i sinqertë dhe më ka pëlqyer që thotë e kam nder të jem trajner i Partizanit. Ai e di se Demi nuk i lë njerëzit në baltë. Deri tani jam shumë i kënaqur. Sa u përket trajnerëve, mua më vjen keq për Adolfo Sormanin, pasi largimi i tij ka qenë një nxitim i imi. Për këtë kërkoj ndjesë. Sa u përket lojtarëve që kanë ikur në janar, ata nuk ishin senatorë si Trashi dhe Batha", përfundoi Demi, duke iu referuar të larguarve në merkaton e dimrit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania