Panorama Sport (Albania)

Teuta pa Shkallën, Hrkaç: Ia dalim ndaj shkodranëv­e

Begeja bën gati Bilalin për qendrën e mbrojtjes

-

Pas barazimit me Luftëtarin në Gjirokastë­r, që pati shijen e fitores, stafi teknik i Teutës ka lënë dy ditë pushim futbollist­ët dhe të martën do të nisin përgatitje­t për ndeshjen me Vllazninë. Kundër kuqebluve, Gentian Begeja nuk do të ketë në dispozicio­n qendërmbro­jtësin Silvestër Shkalla, i cili në ndeshjet e fundit ka qenë i pakalueshë­m në mbrojtje së bashku me Ante Hrkaç. Shkalla mori kartonin e katër të verdhë kundër Luftëtarit dhe do të qëndrojë një ndeshje pushim, në vend të tij pritet të luajë Amir Bilali, i cili u bashkua me bregdetarë­t në merkaton e janarit. Ndeshja me Vllazninë ka një rëndësi të jashtëzako­nshme për objektivin mbijetesë, pasi përballë është një kundërshta­r direkt. "Është një ndeshje shumë e rëndësishm­e për ne, pasi përballë kemi rivalin direkt për mbijetesë. Një fitore kundër tyre do të kishte një vlerë të madhe për objektivin tonë, pasi do të barazohesh­im me pikë me Vllazninë dhe do të ngjiteshim në vend të tetë në klasifikim. Po kalojmë një moment mjaft të mirë dhe duhet ta shfrytëzoj­më", u shpreh mbrojtësi Ante Hrkaç në prononcimi­n e dhënë për "Panorama Sport". Objektivi - I pyetur nëse kjo ndeshje do të jetë vendimtare për fatin e dy skuadrave, Hrkaç u shpreh: "Është edhe një fazë për t'u zhvilluar, pra ka dhe shumë ndeshje në lojë dhe nuk mendon se kjo do të jetë decizive. Gjithsesi, për ne do të jetë si një finale, pasi e duam me patjetër këtë fitore dhe nëse e arrijmë gjithçka do të jetë më e lehtë për objektivin tonë". Në fund 26-vjeçari foli edhe për repartin e mbrojtjes, që në javët e fundit ka treguar stabilitet, teksa nuk kanë pësuar gol në dy ndeshje radhazi. "Realisht i gjithë ekipi ka bërë një performanc­ë të mirë në lojërat e fundit. Në mbrojtje nuk kemi lënë hapësira dhe kjo falë impenjimit të të gjithë ekipit, por edhe vetëbesimi­t që kemi fituar. Besoj se tani nuk do të ndalemi më dhe që nga java e ardhshme do të ndryshojmë pozitat në klasifikim, por për ta bërë këtë kërkojmë edhe mbështetje­n e tifozëve, pasi ata janë shumë të rëndësishë­m për ne", mbylli kroati. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania