Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, Bellai: Ja si kapet Europa

-

Ish-futbollist­i dhe ish-trajneri i skuadrës së Luftëtarit, Arjan Bellai, ka ndjekur nga afër barazimin që bluzinjtë morën në shtëpi ndaj Teutës. Në një prononcim për "Panorama Sport", pas ndeshjes ai është shprehur: "Ndeshje të këtij lloji ku përballen ekipe me objektiva të ndryshme janë të vështira për t'u menaxhuar nga lojtarët në fushë. Futbollist­ët e Luftëtarit dukshëm u shfaqën të emocionuar. Ndërsa ata të Teutës të vendosur për të dalë me pikë të plota nga Gjirokastr­a, thjesht kontrollua­n veprimet e lojtarëve të rrezikshëm të Luftëtarit dhe ia dolën. Për Luftëtarin nuk ishte një ditë për t'u mbajtur mend, pasi një pjesë e futbollist­ëve ishin larg pritshmëri­së së tyre. Futbolli ndaj dhe është i bukur se luhet për tri rezultate, jo për një".

Europa - Objektivi i Luftëtarit në këtë sezon është një vend në Europë, që sipas Bellait është i arritshëm nga skuadra e Likës. "Barazimi me Teutën nuk ia errëson rrugën Luftëtarit për të qenë pjesë e skuadrave që synojnë Kupat e Europës. Por, lufta do të jetë e fortë deri në fund, ndaj dhe skuadrës nuk i lejohen hapa të gabuar në javët e mbetura, sidomos në përballjet e shtëpisë. Nga ana tjetër, Teuta duhet të fitojë këtë javë me Vllazninë për të shmangur rënien në Kategorinë e Parë. Për ekipin tim të origjinës, Luftëtarin ku u linda dhe u formova si lojtar do të ishte arritje historike", ka mbyllur Bellai. Ndërkohë, skuadra ka nisur dje përgatitje­t për ndeshjen e radhës ndaj Laçit. Në këtë përballje, trajneri Lika do të ketë një mungesë të rëndësishm­e, pasi Behar Ramadani është i skualifiku­ar për shkaqe kartonësh. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania