Panorama Sport (Albania)

Veseli: S'u pendova për Shqipërinë

"Mançini më bëri mbrojtës krahu te Siti, ëndërroj një skuadër të madhe në të ardhmen"

-

Te Zvicra ka mbajtur shiritin e kapitenit në të gjitha ekipet e moshave, por Frederik Veseli nuk është penduar që zgjodhi Shqipërinë. Në një intervistë për "Zona Gol" në SuperSport, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare rrëfen aventurën e tij si futbollist dhe stërvitjet me Roberto Mançinin te Mançester Siti. Pavarësish­t se të shkuarën e kujton si diçka të bukur, ai është i fokusuar më shumë tek e ardhmja, ku kërkon të arrijë gjëra të mëdha dhe të luajë për një skuadër të njohur. Momentalis­ht ka gjetur vazhdimësi­në te Empoli dhe kërkon të rikthehet në Serinë A.

Gjuha shqipe- "Vij nga një zonë në Zvicër ku është folur gjermanish­t e frëngjisht. Tani jetoj vetëm në shtëpi, nuk kam kontakte shumë me familjarët dhe vëllezërit e mi që e flasin më mirë sesa unë. Por, kur mblidhem me Kombëtaren, mundohem ta flas më shumë".

Nga Zvicra te Shqipëria"Isha kapiten, fituam Botërorin, luajtëm kundër Brazilit të Nejmar dhe Gjermanisë së Ter Shtegen e Gëce. Fituam të gjitha ndeshjet, ishte edhe Granit Xhaka e Kasami. Kam qenë gjithmonë kapiten me moshat e Zvicrës dhe më në fund zgjodha Shqipërinë dhe më erdhi shansi, me gjithë qejf e krenari i thashë po Shqipërisë".

Empoli- "Kam gjetur veten mirë pas vitit të kaluar, kemi rënë në Serinë B. Nuk desha të qëndroja, por presidenti nuk më lejoi të largohesha dhe këtë vit dhashë maksimumin. Kemi pasur disa probleme në fillim, me disa humbje të shpejta dhe ndërroi trajneri, kemi bërë 1819 ndeshje pa humbje. Për fat të keq jam i dëmtuar prej 6-7 ndeshjesh dhe ndjek ekipin dhe besoj se do të kthehem shpejt, por kontributi­n tim e kam dhënë dhe shpresoj të jap përsëri deri në fund të sezonit".

Objektivi- "Qëllimi është të ngjitemi në Serinë A, por mungojnë ende ndeshje. Kemi 9 pikë më shumë, shpresoj të kemi mundësinë të fitojmë të gjithë ndeshjet se i kemi kualitetet. Por nuk i dihet kurrë në futboll, varet edhe nga rivalët dhe presioni që ka nga Parma. Nëse shkojmë në Serinë A, do të kisha dëshirë të qëndroja, të tregoja veten si protagonis­t në Serinë A, të luaj si titullar. Nëse tregoj cilësitë e mia, kam mundësinë pastaj të lëviz në një klub më të madh. Shpresoj që të jem këtu nëse vjen ofertë pastaj është në dorë të presidenti­t që vendos dhe është menaxheri që kujdeset. Unë përqendroh­em në punën time dhe të shohim".

Roli - "Më parë, kam qenë gjithmonë qendërmbro­jtës. Kur kalova tek ekipi i parë i Mançester Sitit për stërvitje, Mançini më futi në krah të djathtë se konkurrenc­a në qendër ishte e madhe, ishin lojtarë të gjatë si Kompani e Leskot, isha më i shkurtër. Shkoi mirë prova në të djathtë. Jam i kënaqur se mësova shumë gjëra, duke kaluar në krah të djathtë. Pastaj kalova majtas me Zeman, jam polivalent në mbrojtje se besoj se është avantazh për mua, edhe për trajnerët, më përdorin në të gjitha pozicionet në mbrojtje".

Norvegjia- "Kam folur para ndeshjes me Panuçin, kur fola për dëmtimin. Pas ndeshjes nuk kam folur, më erdhi shumë keq që humbëm. E pashë ndeshjen, por ajo për trajnerin ishte për të parë disa lojtarë, për të provuar skema".

 ??  ?? Veseli dhe Pogba në ndeshjen Francë-Shqipëri 2-0
Veseli dhe Pogba në ndeshjen Francë-Shqipëri 2-0

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania