Panorama Sport (Albania)

Tirana mund Apoloninë, Cyme Lulaj tripletë AAS-së

-

Dy skuadrat kryeqyteta­se të futbollit të femrave kishin rezervuar takimet e tyre në të njëjtën ditë, ndeshje të luajtura në QKS në Kamëz. Fillimisht u luajt takimi mes Tiranës dhe Apolonisë. Tirana e dominoi ndeshjen nga fillimi, teksa ka dalë te goli shumë shpejt. Është Kodra, autore e golit që në minutën e tretë. Një depërtim i bukur në zonë dhe gjuajtja e saj drejt portieres fierake, Mullai, ka përfunduar në rrjetë. Nuk vonon dhe pas 9 minutash ka ardhur dhe goli i dytë me anë të Sara Begallos, e cila është e shkëlqyer me atë supergol, duke dyfishuar shifrat në 2-0. Kaq ka mjaftuar për vajzat bardheblu, të cilat drejtohen nga Namik Dangjia, i cili e ka marrë ekipin në vendin e parafundit dhe tashmë vetëm gjatë prezencës së tij, skuadra ka ngjitur 7 pozicione dhe tashmë është 4 skuadrat më të mira. E veçanta e këtij takimi ishte aktivizimi, në pjesën e dytë të legjendës së Tiranës, Anela Vishkullit, e futur në lojë në minutën e 69të, duke zëvendësua­r Lebën. Kjo futbollist­e ka kryer dënimin dyvjeçar dhe tashmë është riaktivizu­ar përsëri në ekipin bardheblu. Ndërsa, Bora Fuçia ka përjetuar një ditë të bukur, pasi ka festuar ditëlindje­n me shoqet edhe pse nuk u aktivizua në lojë. Në takimin tjetër ndërmjet Kinostudio­s dhe AAS të Shkodrës, skuadra që drejtohet nga Gëzim Gjonpalaj ka kryer detyrën, duke e mundur thellësish­t 5-1. Lojtarja nga Gjakova

dhe një ndër golashënue­set më të mira të kampionati­t, në vazhdim Cyme Lulaj ka shënuar tripletë. Golat e tjerë për Kinostudio­n u shënuan nga Delma Muça, një talente e re që po shfaqet në këtë skuadër dhe Tabaku. Ndërsa, për mikeshat shkodrane ka menduar Digli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania