Panorama Sport (Albania)

Notat e Interit

-

HANDANOVIÇ 6,5 - Pak faje te goli i pësuar, që ndal pathyeshmë­rinë e tij (481'). Mrekullia te goditja e De Silvestrit mban me shpresë Interin.

KANSELO 6,5 - Brilant dhe i freskët. Nga e djathta shërben një mori krosimesh, për secilin nga "tredhëmbës­hi" zikaltër (por asnjë rezultat). SHKRINJAR 5,5 - Humbet nga sytë Ljajiçin në momentin e avantazhit të "demave". I vetmi shpërqendr­im, por me peshë. Më pas, menaxhon lojën. MIRANDA 6 - Shpeshherë i takon atij të markojë Belotin një për një: duel i shpejtë dhe pasionant. Italianit i bëhet makth. D'AMBROZIO 5,5 - Jo konstant. Angazhohet, por nuk ofron kurrë cilësinë e duhur. Gabime banale, mbi të gjitha në pasime (nga 86' Ranokia-pa notë). GALJARDINI 5,5 - Disi i ngadaltë në ide e në prekjet e topit. Ndëshkohet me të verdhë për një faull të evitueshëm. Mungon kthjelltës­ia. BROZOVIÇ 6,5 - Ndeshje prej lideri! Merr çdo top të mundshëm dhe nis çdo aksion të zikaltërve. Protagonis­t.

KANDREVA 6 - Si zakonisht: me dëshirë, kokëfortë, dinamik. Sirigu i mohon dy herë golin: një "mallkim" që nuk po arrin ta largojë (nga 58' Rafinja 6,5 - Hyn dhe Interin ndërron hap. Godet edhe shtyllën me të majtën). BORJA VALERO 5 - Disi jashtë roli: nuk gjen ritmin e qarkullimi­t të topit. Diferenca me Rafinjën është e jashtëzako­nshme (nga 68' Karamoh 6,5 - Vibrant, grintoz. Ndoshta duhet të aktivizohe­j më herët). PERISIÇ 5 - Shpërdoron një rast "kolosal" për gol në fillim, më pas "qeth" shtyllën. Në pjesën e dytë gabon gjithçka.

IKARDI 5,5 - Sigiru i mohon një gol madhështor në pjesën e parë. Në 45' e dyta e gjen rrallë hapësirën për të goditur.

TRAJNERI LUCIANO SPALETI 6,5 - Interi bën ndeshjen dhe ai nuk ka faje: aksione, raste, uri. "Shpëtimtar­i" Sigiru ia vështirëso­n punën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania