Panorama Sport (Albania)

Spaleti-Maxarri xixa pas sfidës, ‘teatër’ për një shtrëngim duarsh

Humbja, Luçiano: Nuk shënonim as sikur "bomba"...

-

Torino-Inter sapo kishte përfunduar, me vërshëllim­ën e trefishtë të gjyqtarit Taljavento. Vendësit po festonin fitoren (1-0) dhe dy trajnerët i afrohen njëri-tjetrit për të shtrënguar duart. Luçiano Spaleti, megjithatë, i mban dorën (thuajse me forcë) homologut dhe shfaq një grimasë të çuditshme, që më pas e shpjegon kështu: "Dialogu me Maxarrin në fund? Ai shqetësohe­t gjithmonë edhe kur fiton. Ndaj i thashë që ndeshjen e kishte fituar dhe pikë. I thashë: 'Nëse do të ma japësh dorën, ma jep. Jo me majën e gishtave'. Nuk e kërkoj asnjëherë polemikën". GOLI, AS ME "BOMBË"... - Më pas, trajneri riktheu vëmendjen te

skuadra: vetëm disa orë më parë ( në konferencë­n për shtyp të pragndeshj­es) kishte deklaruar se për Interin e tij ishte gjetur kura. Por, kundër Torinos ka ardhur "stop"-i i radhës. E këtë herë trajneri zikaltër e ka kapur me fatin: "Ka disa raste kur topi nuk hyn as sikur të bjerë 'bomba', ka nënvizuar

për mikrofonat e "Sky Sport". - Patëm, megjithatë, më pak pastërti në qarkullimi­n me topin dhe duhet ta menaxhonim më mirë, pësuam disa kundërsulm­e si tepër që na detyruan të shpenzonim energji". Rasti i dytë i çuar dëm pas derbit: çfarë mungoi? "Sirigu u tregua shumë i zoti, ata zhvilluan një ndeshje të kujdesshme në fazë difensive dhe nuk lejuan thuajse asnjë krosim në zonë. Kundërshta­rët i kemi pasur të fortë, nuk është e lehtë kur gjërat shkojnë edhe ters". Dhe, mendimin e fundit e thelloi për "Inter TV", ku shtoi: "Mund të punohet në çdo front, por është e vështirë të analizosh gjithçka. Nëse nga 10 raste në 2 fati të del kundër, shkon kështu: duhet të mësosh të humbasësh e të shikosh përpara. Tanimë pikët vlejnë 'dyfish', ndaj pas kësaj ndalese duhet të ringrihemi duke fituar të radhës. Nuk mund të bëjmë llogari". PANKINA E RAFINJËS - Trajneri toskan ka shpjeguar edhe arsyet e lënies në stol të Rafinjës. "Vjen nga dy sezone i ndalur në 'bokse' dhe këtë javë luajtëm tri ndeshje. Të mërkurën madje më ishte dukur në mungesë energjish, ndaj vendosa ta aktivizoja në momentin kur mund të bënte një diferencë në lojë (dhe, teorikisht, braziliani ndryshoi Interin)".

 ??  ?? Shtrëngim duash “i çuditshëm”. Luçiano Spaleti i bën një grimasë nervoze homologut Valter Maxarri.
Shtrëngim duash “i çuditshëm”. Luçiano Spaleti i bën një grimasë nervoze homologut Valter Maxarri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania