Panorama Sport (Albania)

Në Argjentinë surprizon Kratçlou, tension Rosi-Markez

Moto GP/ Garë e çmendur brenda e jashtë piste

-

Çmimi i Madh i Argjentinë­s ishte një çmenduri e vërtetë. Në fillim ai që bëri kapriço ishte qielli, i cili duke rrezikuar kohën me shi dhe pistën e lagur, e shtyp startin e garës për disa minuta, pak përpara startit Mark Markezit i fiket motori dhe e ndez atë mes të tjerëve që prisnin semaforin jeshil, ndërsa sërish spanjolli e mbyll duke acaruar në maksimum Valentino Rosin dhe e nxjerr nga pista atë. Me pak fjalë, një fundjavë më kaotike sesa kjo në Argjentinë, ishte e vështirë që të gjejë në Moto GP. Gara ka startuar me frike, pasi asfalti kishte shumë pjesë të lagura, por gjithsesi, Milner, Kratçlou, Zarko e Rins ditën që t'i japin ritëm garës, edhe pse në xhirot finale ishin këta tre të fundit që parakaloni­n njëritjetr­in dhe mbajtën gjallë emocionet, derisa në fund, britaniku Kal Kratçlou arriti që të fitojë dhe të festojë në një garë më shumë sesa e çmendur. "XIXA" ROSI- MARKEZ - Gjithsesi, më shumë sesa ajo që dhuroi kreu, ishin në prapavija emocionet më të mëdha. Piloti i Hondës, Mark Markez, i cili si rrjedhojë e ndezjes së motorit në vijën e startit, mori pas nisjes një penalizim prej 5-sekondësh duke zbritur shumë shkallë në renditje. Por tentativat e tij agresive për të rikuperuar sa më shumë pozicione, bënë që në xhiron e 20-të, spanjolli të hynte i vendosur në kthesë, por duke mos frenuar siç duhet, i shkon Valentino Rosit trup më trup, duke e detyruar italianin e Jamahës që të përfundojë në barë dhe të rrezohet. Ky e tërboi shumë "Doktorin", i cili u kthye i irrituar në bokse, edhe pse e ngriti motorin dhe e mbylli garën. Në fund, Markez e kuptoi gabimin e tij dhe shkoi në boksin e Rosit, por nervozizmi i Valentinos ishte shumë i madh, ashtu sikurse ai i menaxherit dhe njëkohësis­ht shokut të ngushtë të italianit, të cilët nuk pranuan faljet e spanjollit, madje e shtynë atë jashtë bokseve me nervozizëm. Me pak fjalë, edhe në Moto GP parashikoh­et një luftë e ashpër tani e në vazhdim mes Rosit dhe Markezit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania