Panorama Sport (Albania)

Dalipi: Na presin 8 finale, për fitore edhe në Kukës

-

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, u shpreh i kënaqur me lojën dhe me fitoren e ekipit të tij në një fushë të vështirë si ajo e Laçit. Sa i përket të ardhmes, ai u shpreh se do ta shijojë në maksimum detyrën e trajnerit dhe në fund të sezonit do të flasë me drejtuesit, pasi të jetë mësuar pozicionim­i i skuadrës. Dalipi është optimist për arritjen e objektivit, por kërkon që ekipi të mos jetë euforik, pasi e presin edhe tetë finale të tjera deri në fund.

E kishit menduar kaq të thjeshtë përballë Laçit?

E pata thënë, që kjo është fusha më e vështirë në Shqipëri. E pamë në pjesën e parë që patëm vështirësi. Por, ne vazhduam të bënim lojën që kemi bërë gjithmonë në stërvitje. Na ndihmoi edhe fati. Duke mos rënë në pesimizëm.

Tani keni shumë alternativ­a për sulmin, sa të vështirë e keni që të përzgjidhn­i? Shumë e vështirë për mua edhe për stafin, por është mirë pasi kemi cilësi dhe shumë zgjedhje. Ne po i stërvitim në mënyrën më të mirë dhe do vazhdojmë në këtë rrugë. Suksesi më i madh u takon lojtarëve, pasi më ndoqën në një kohë rekord. Ne tashmë futemi për fitore në çdo fushë që shkojmë.

Sa pranë e shihni vendin e dytë?

Na pret një transfertë shumë e vështirë në Kukës. Ka një specifikë tjetër, pasi fusha është më e vogël dhe terren sintetik. Gjithsesi, ne do ta përgatisim këtë ndeshje të vështirë dhe delikate. Duhet të jemi të bindur që të shkojmë edhe në Kukës për rezultat pozitiv. Duhet t'i marrim edhe këto 8 javë si finale. Duhet të ruajmë euforinë e tepërt, pasi futbolli e ka treguar që duhet të jemi me këmbë në tokë. Kemi treguar që kemi lojtarë të pjekur. Do marrim maksimumin nga kjo ndeshje. 5 ndeshje ekipi nuk ka pësuar. 4 fitore 1 barazim. Që kur keni marrë detyrën, i keni marrë maksimumin ekipit. Ju bezdis kur në fund ekipi kërkon një trajner tjetër jashtë?

E rëndësishm­e është që unë të bëj një punë të mirë dhe të kem besimin e drejtorit Rama që ma dhanë këtë detyrë. Ka edhe momente dëliri, pasi unë kam luajtur vetë futboll. Gjithsesi, futbolli është i poshtër, në kuptimin e mirë, pasi të bën atë që nuk e pret. Të fillosh karrierën te Partizani është privilegj dhe këtë dua ta shijoj deri në maksimum.

Kërkuat të rrezikonit, duke parë edhe formacioni­n. Në pjesën e parë nuk punuat si duhet në sulm. A duhej një impenjim më i madh, sidomos nga Çani?

Për sa i përket pjesës së parë, i dinim vështirësi­të. Laçi është një skuadër agresive. Donim të vertikaliz­onim me dy sulmuesit anësorë. Nuk u bë ajo që dua unë, me topa vertikalë. Impenjimi ishte maksimal, por ia pata thënë lojtarëve që të përballemi deri në fund. Në pjesën e dytë, ne kishim më shumë zgjidhje, duke pasur edhe një pankinë të plotë me lojtarë cilësorë. Besuam dhe në pjesën e dytë morëm maksimumin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania