Panorama Sport (Albania)

Gjyla: Humbja na është bërë institucio­n

-

Lushnja ka pësuar një tjetër humbje në kampionat, e cila ishte e 10-ta rresht dhe një gjë e tillë ka shqetësuar jo pak trajnerin Ilir Gjyla. "Ajo çfarë më shqetëson më shumë është që humbja është bërë institucio­n. Duhet që futbollist­ët të mbajnë më shumë peshën e humbjes. Ashtu siç janë trajneri, stafi dhe të gjithë ata që kërkojnë nga Lushnja, ashtu duhet të jenë edhe futbollist­ët. Të mbajnë përgjegjës­i për humbjen ose ta ndiejnë më saktë. Sepse në momentin që nuk e ndien humbjen nuk je i gatshëm për ndeshjen tjetër. Nuk mundet që të humbësh, duke kaluar javë pas jave në humbje. Edhe të kalojë pa problem fare, pa e ndierë peshën e humbjes. Nuk mund të vazhdojë kështu. Thashë dhe një herë; humbja është bërë institucio­n. Kjo është e frikshme. Janë mësuar të gjithë me humbjen dhe nuk ka problem që humbëm. Nuk jam dakord me këtë", është shprehur trajneri Gjyla. Tekniku i lushnjarëv­e ka shprehur edhe një tjetër shqetësim. "Është e vërtetë që të gjithë duan të luajnë në formacion. Kjo për trajnerin është diçka e mirë, kur futbollist­i kërkon të luajë. Por, ama, e kundërta nuk duhet të ndodh! Pse nuk luan në formacion dhe kur të hyjë në pjesën e dytë apo dhe nëse nuk hyn fare; ndeshjen tjetër të jetë "pse nuk më futi një ndeshje". Fundja fare morali i një futbollist­i dhe stadi janë pikët. Në momentin që nuk ke pikët, nuk ke moral të kërkosh llogari. Është shumë e thjeshtë. Nuk ke pikët, nuk ke moral të kërkosh llogari. As unë si trajner, as futbollist­ët", ka mbyllur trajneri që ka pak javë në krye të ekipit. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania