Panorama Sport (Albania)

Ngoo, Tirana i ofron rinovimin

Sulmuesi parimisht është dakord, ndaj edhe riaftësimi­n po e kryen në Shqipëri

- ADELA MERKO

ajkëll Ngoo nuk do të largohet nga Tirana. Sulmuesi pritet që të qëndrojë edhe në Kategorinë Superiore me bardheblut­ë. Nuk bëhet fjalë vetëm për një dëshirë dosido, por shumë më shumë se kaq. "Panorama Sport" mëson se klubi i ka ofruar rinovimin gjigandit anglez. Nëse kontrata e firmosur në verën e 2017-ës ishte me opsion zgjatjeje për 1 vit (pra 1+1), mësohet se rinovimi mund të jetë edhe me një sezon ekstra, pra +2. Palët janë duke diskutuar termat dhe sigurisht që do të ketë edhe një rritje page, krahasuar me atë që ka përfituar deri më tani. Kujtojmë që ai është ndër më të paguarit te Tirana, ndërsa merr afro 5 mijë euro. Vullneti duket se është dypalësh. Kryeqyteta­sit e konsideroj­në si një "lider" për ofensivën, ndërsa vetë lojtari e sheh Shqipërinë si shansin e madh për të rifituar formën e tij dhe si një "trampolinë" për t'u futur në tregun europian. Ai u "ringjall" pikërisht te Tirana, ndërsa kujtojmë që aktivizimi në Kategorinë e Parë erdhi pas asaj shkëputjej­e prej dy sezonesh që pati prej dëmtimit që kishte pësuar që në Angli. Edhe pse e nisi mefshtë edicionin, me kalimin e javëve nisi të tregojë se është një element që di të bëjë diferencën dhe mbi të gjitha e njeh mirë portën. Kjo duket edhe nga shifrat, pasi në 19 javë që ka luajtur me këtë fanellë, e ka gjetur 11 herë rrjetën dhe mban firmën e 7 "asisteve". Vetëm fati i keq e ndali shtatlarti­n në fundin e këtij sezoni, pasi një dëmtim që pësoi në meniks e detyroi që të operohet në gju. Jo më larg se 4 ditë më parë kreu ndërhyrjen dhe mësohet se për të paktën një muaj mund të nisë të vrapojë. Dhe fakti që fazën e riaftësimi­t po e kryen në tokën shqiptare, është sinjal i fortë që Ngoo e sheh të ardhmen e tij te bardheblut­ë (sidomos kur dihet që për të sezoni është mbyllur që para ndeshjes me Apoloninë). Gjithsesi, firma do të hidhet më tutje në letër, pasi palët janë ende në fazë bisedimesh. Por, premtues duket fakti që parimisht kanë gjetur një lloj dakordësie.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania