Panorama Sport (Albania)

Marku: Gol i artë, tani jemi me një “këmbë” në Superiore

Kastrioti/ Sulmuesi: Për të ardhmen, i pavendosur

-

Projekti i nisur në verën e vitit të shkuar për ringritjen e Kastriotit, rezultoi më shumë se i suksesshëm. Kur kanë mbetur edhe katër javë nga fundi i këtij sezoni, të besuarit e Samuel Nikajt e kanë siguruar praktikish­t ngjitjen në Superiore, megjithatë që të hipotekojn­ë gjithçka, u duhet edhe një fitore. Për të shkuar +10 dhe hedhur hapin e madh, krutanët triumfuan me përmbysje në Rrogozhinë. Edhe pse Egnatia shënoi e para, mendoi Kabiru për të barazuar nga pika e bardhë, ndërsa golin e fitores e realizoi Taulant Marku. "Heroi" i këtij trepikëshi në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport" i bën skanerin këtij sezoni dhe flet për të ardhmen.

Sa e rëndësishm­e ishte fitorja në Rrogozhinë?

Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Gjërat nuk na shkuan mirë dhe sidomos kur e pamë veten në disavantaz­h. Por, arritëm të përmbysim rezultatin dhe të merrnim një fitore jashtëzako­nisht të rëndësishm­e që na çon me një këmbë në Superiore.

Sa i kënaqur jeni për golin që ju shkëputi me 10 pikë me vendin e dytë?

Unë jam sulmues dhe sigurisht detyra ime është të shënoj në çdo ndeshje. Ndeshja e djeshme ishte e një rëndësie të veçantë dhe sigurisht jam shumë i lumtur që arrita të shënoja.

A keni ndonjë dedikim? Golin dua t'ua dedikoj të gjithëve që besojnë tek unë. Familjes, shokëve dhe tifozëve të Kastriotit.

Mbeten dhe katër javë deri në finish. Si i parashikon­i ndeshjet e mbetura në inferiore?

Donim që ta mbyllnim sa më shpejt garën dhe kemi qenë maksimalis­ht të përqendrua­r për të fituar çdo ndeshje. Fitorja e fundit ishte dhe pengesa më e vështirë dhe e kaluam me sukses. Tani me padurim presim ndeshjen e radhës ndaj Besëlidhje­s për të mbyllur llogaritë.

Sa i takon këtij sezoni, duket se gjithçka është mbyllur. Në sezonin e ri e shihni veten afër apo larg Kastriotit?

Akoma nuk e kam vendosur për të ardhmen. Pasi të mbyllet ky sezon do ulem të bisedoj me drejtuesit për të vendosur. Liridon Pasha

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania