Panorama Sport (Albania)

Korabi ngec në shtëpi, Tërbuni i prish planet

Miqtë prekin fundin, takimi vendoset brenda 9 minutash

- FATMIR ZHUZHI

orabi humbi një mundësi të mirë për të hedhur një hap të rëndësishë­m drejt mbijetesës. Skuadra dibrane u ndal në një barazim 1-1 përballë Tërbunit që e ka një prej rivalëve direkt. Rezultati është vendosur brenda nëntë minutash në pjesën e parë ku fillimisht shënuan miqtë me anë të Shabës dhe më pas barazoi Veliaj për Korabin. NDESHJA

Loja nis e shpejtë dhe ndryshe nga sa mendohej, miqtë janë të rrezikshëm, duke sulmuar nga krahët. Fillimisht janë Nimani dhe Shaba që rrezikojnë dhe vënë në vështirësi vendësit, por mungon finalizimi. Me kalimin e minutave, vendësit e marrin veten dhe nisin të shtojnë presionin. Fillimisht është Murrja në minutën e 10-të që jep sinjalin e parë, por goditja e tij ndalet nga tranversa. Në minutën e 25-të është Shaba që përfiton nga një gabim i dibranëve dhe kalon Tërbunin në avantazh. Por, festa e pukjanëve zgjat vetëm nëntë minuta. Është Veliaj që barazon me një gjuajtje nga distanca. Në pjesën e dytë, trajneri Dorian Bubeqi u mundua të ndërrojë diçka në lojë, duke bërë edhe zëvendësim­et e nevojshme. Me kalimin e minutave shtohet presioni te vendësit që kërkojnë golin e avantazhit medoemos. Është Lleshi, Hyseni dhe Karaj që krijojnë disa raste, por nuk finalizojn­ë siç duhet. Ndërsa,

miqtë që janë të kënaqur me një pikë, i kushtojnë rëndësi mbrojtjes dhe tentojnë të dalin vetëm me kundërsulm­e. Pavarësish­t rasteve, nuk ndryshon asgjë dhe takimi mbyllet me rezultatin e barabartë 1-1. Me këtë barazim, Korabi ngjitet në

vendin e dytë në Grupin e "Play- Out"- it me 16 pikë, ndërsa Tërbuni bie në fund në kuotën e 13 pikëve. Duket se lufta në Grupin A të "PlayOut"-it do të jetë shumë e fortë, pasi diferencat mes ekipeve janë të vogla. Korabi kishte llogaritur që të fitonte takimet

në fushën e vet për të siguruar mbijetesën, por tashmë planet janë prishur pas ndalesës së djeshme. Deri në fund të kampionati­t, ekipet do të luajnë edhe nga katër ndeshje ku pritet një luftë e vërtetë për t'i shpëtuar rënies në Kategorinë e Dytë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania