Panorama Sport (Albania)

Rikthehet Vllaznia B, “luftë” e hapur për mbijetesën

Burreli humbet një penallti dhe rrezikon shumë

-

Vllaznia B hedh një hap të rëndësishë­m drejt mbijetesës pas fitores së djeshme 1- 0 që arriti në Shkodër ndaj Burrelit. Një takim i luftuar fort nga të dyja ekipet, por në fund janë shkodranët që dalin me tri pikë të vlefshme. Takimi vendoset nga Isufi që shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 17- të, ndërsa për miqtë humbi një penallti Mëllugja. NDESHJA

Shkodranët ishin përforcuar nga ekipi i parë me lojtarë, si Bardulla dhe Gurishta. Ndeshja nis e shpejtë dhe vendësit hidhen në sulm për të gjetur

golin. Dhe rezultati zhbllokohe­t që në minutën e 17-të. Është mbrojtësi Enes Isufi që shënon dhe i jep avantazhin kuqebluve. Megjithatë, miqtë nuk dorëzohen dhe nisin të organizohe­n mirë për të barazuar. Dhe në minutën e 31- të, matjanët fitojnë një penallti. Nga pika e

bardhë godet Mëllugja, por gabon, pasi është portieri vendës që pret. Pavarësish­t rasteve, pjesa e parë nuk prodhon më gola. E dyta është edhe më e fortë me miqtë që janë agresivë dhe kërkojnë me ngulm golin e barazimit. Në 2- 3 raste është Ajazi dhe Peçi që kanë mundësi për të shënuar, por mungon saktësia në finalizim. Nga ana tjetër, vendësit mbrohen mirë dhe në disa raste dalin me kundërsulm­e të shpejta. Me kalimin e minutave rritet presioni te miqtë që kërkojnë barazimin, por humbasin qetësinë. Shkodranët e ruajnë avantazhin deri në fund

dhe ia dalin të marrin një trepikësh shumë të rëndësishë­m në garën për mbijetesë. Pas ndeshjes së djeshme, Vllaznia B dhe Burreli janë në kuotën e 15 pikëve. Duket se lufta në Grupin A të "Play- Out"- it do të jetë shumë e fortë deri në fund, pasi ekipet kanë shumë pak diferenca

me njëra-tjetrën. Kur kanë mbetur edhe katër takime deri në fund, gjithçka është e hapur. Duhet thënë se Vllaznia B ka edhe mbështetje­n e ekipit të parë në këtë luftë, pasi lojtarë të rëndësishë­m i bashkohen ekipit të dytë në ndeshje të rëndësishm­e. Senad Nikshiqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania