Panorama Sport (Albania)

Sadiku i sjell fat Levantes, Lenjani asist për mbijetesën

-

Një ditë pa shumë gjurmë ajo e lojtarëve shqiptarë ditën e djeshme. Megjithatë, Lenjani dhe Sadiku kanë arritur të marrin rezultate pozitive me ekipet e tyre, Sioin dhe Levanten në Zvicër dhe në Spanjë. Të parit i japin shpresë për mbijetesën, ndërsa të dytit i japin qetësinë për qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll.

ZVICËR- Në takimet e javës së 28-të në Superligën zvicerane, Sioni fitoi në transfertë përballë një kundërshta­ri direkt për mbijetesë, si Lozanë dhe tashmë shpreson të qëndrojë mes më të mirëve edhe për sezonin tjetër. Dy golat e Karlitos ndihmuan ekipin e Lenjanit të marrë 3 pikë të rëndësishm­e dhe tashmë edhe pse gjendet në vendin e 10-të në renditje, i ka vetëm 3 pikë larg tri skuadrat e tjera sipër vetes. Në golin e dytë, protagonis­t ishte edhe Lenjani, i cili dha një asist të bukur për Karlitos, që vulosi edhe fitoren. Në takimet e tjera, Bazeli fitoi 0-1 në transfertë me Luganon. Taulant Xhaka luajti si titullar dhe u ndëshkua edhe me të verdhë në minutën e 86-të. Ndërkohë, Jang Bojs vazhdon kryesimin, pasi fitoi edhe ndaj Saint Gallen, me shifrat 2-4.

SADIKU- Levante e sulmuesit Armando Sadiku ka fituar këtë javë ndaj ekipit të Las Palmas. Duket se janë 3 pikë që i bën të jenë më të qetë pasi tashmë ndodhen në kuotën e 31 pikëve dhe vendi më poshtë, që të çon në kategori tjetër, ndodhet tashmë 8 pikë larg. Sadiku ka zëvendësua­r Pacinin në minutën e 63-të, por nuk ka arritur të lë gjurmë në këtë takim. Megjithatë ishte fatsjellës, pasi ekipi i tij ka shënuar në minutën e 93- të takimit, duke shpërthyer në një minifestë për mbijetesën. SERIA B- Në Serinë B janë aktivizuar Emanuele Ndoj dhe Naser Aliji si titullarë me skuadrat e tyre respektive Breshia dhe Entela. Ai i pari ka bërë një paraqitje të mirë dhe ka marrë fitore, ndërsa Entela zhgënjen në transfertë me Çezenën duke u mposhtur me rezultatin 3-0. Në fushën e lojës u fut edhe Azdren Llullaku kur gjithçka ishte vendosur dhe nuk pati mundësinë për të ndryshuar fatin e sfidës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania