Panorama Sport (Albania)

Tirana nuk fal, i jep leksion edhe Teutës

Përcaktohe­n 2 çiftet gjysmëfina­liste, të mërkurën Superkupa

- ARTIN LLESHAJ

e ndeshjen e luaj tur dje pasdite në sallën sportive "Fahrie Hoti", në kryeqytet, Teuta - Tirana, e cila u mbyll me fitoren e ekipit bardheblu 76-68 një ndeshje kjo e prapambetu­r e javës së 19-të është mbyllur dhe sezoni i rregullt i basketboll­it për kategorinë superiore. Edhe pse kjo ndeshje ishte e planifikua­r të luhet në Durrës, ku skuadra e Teutës ishte pritëse, për arsye të rregullimi­t të pallatit të sportit të Durrësit, pasi aty do të zhvillohet ndeshja e Superkupës, me pëlqimin e të dyja skuadrave u ra dakord që kjo ndeshje të luhej në Tiranë, në "Shtëpinë e Kampionëve". Për Teutën nuk ka pushim. Brenda 24 orëve kanë dalë përsëri në parket. Pasi kanë zhvilluar të shtunën ndeshjen kundër Partizanit, të cilën e humbën me 8 pikë diferencë 79-71, dje kanë luajtur përsëri tashmë kundër Tiranës, edhe këtë takim e kanë humbur me vetëm 8 pikë diferencë. Për sa i përket takimit të djeshëm, skuadra e Tiranës nuk e pati dhe aq të lehtë fitoren, sepse miqtë nga Durrësi kanë arritur të fitojnë në periodën e parë 22-14, duke qenë efektivë në gjuajtjet drejt koshit. Kopes tregohet i saktë në tri gjuajtje nga distanca. Në periodën e dytë është Tirana që nuk fal ku një figurë mjaft të mirë bën Red Vogli që gjithnjë tregohet i saktë në gjuajtjet drejt koshit. Po kështu Stroubrixh dhe Hysenagoll­i do të jenë shënuesit që i japin fitoren Tiranës

29-22. Skuadrat shkojnë në pushim me fitoren e durrsakëve 44-43. Në fraksionin e dytë, skuadra e Tiranës është më e saktë si në gjuajtjet drejt koshit po ashtu edhe në thyerjet e aksioneve durrsake, ku te miqtë vërehet edhe lodhje. Kjo, pasi në dy ditë kanë luajtur dy ndeshje. Kështu, Tirana fiton të tretin 21-13 dhe të katërtin 12-11. Takimi merr fund me rezultatin final 76-68. Ndërkohë që janë përcaktuar dhe 4 gjysmëfina­listët që janë Tirana, Teuta, Partizani dhe Kamza Basket, skuadra këto që do të luftojnë për titullin kampion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania