Panorama Sport (Albania)

Milani del blof me Sasuolon

Politano hesht "San Siro"-n, aliniç dhuron një pikë dhe rigjen golin pas 5 muajsh

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Milani ka harruar të fitojë. Është ky konstatimi që vjen natyrshëm pas sfidës së djeshme. Kuqezinjtë nuk arrijnë të përfitojnë nga ndalesat e Interit dhe Romës dhe në shtëpi ndaj Sasuolos nuk shkojnë përtej një barazimi. Është Politano që u jep avantazhin miqve me Milanin që pas shumë stërmundim­esh arrin të barazojë me Kaliniçin. Pikërisht, kroati është e vetmja anë pozitive e mbrëmjes, pasi sulmuesi më në fund gjen golin pas pothuajse pesë muajve agjërim.

OFENSIVË - Gatuzo hedh në fushë formacioni­n e zakonshëm, ku i vetmi ndryshim është prania e Abates në vend të të dëmtuarit Kalabria, ndërsa në sulm përsëri besim Kutrones. Miqtë nuk kanë ardhur në "San Siro" për të bërë "të sakrifikua­rit" dhe luftojnë në çdo top. "Djalli" e di që nuk ka energji të mjaftueshm­e për 90 minuta dhe e nis me vrull me shpresën për të zhbllokuar sa më herët takimin. Rastet nuk mungojnë me Konsiljin, që nis mbrëmjen e tij prej fenomeni me një supërpritj­e ndaj Kesit. Emocionet kthehen në ankth kur në minutën e gjashtë Romanjoli del i dëmtuar duke i lënë vend Muzakios. Milani vazhdon sulmet dhe me radhë. Çalhanoglu, Suso e përsëri Kesi mundohen të shembin murin zigjelbër që vetëm Konsilji e mban në këmbë. I vetmi reagim nga miqtë vjen me Politanon që përpiqet të ndëshkojë Milanin, por sulmuesi gabon shënjestër. Pjesa e parë mbyllet me dy minuta shtesë që nuk shërbejnë për të konkretizu­ar dominimin kuqezi.

SUPER- Konsilji - Edhe në fraksionin e dytë lajtmoviti është i njëjtë, me Milanin që krijon volum loje dhe djemtë e Iakinit që presin momentin e volitshëm për të goditur. Mungesa e konkretizi­meve të sakta shtyn Gatuzon të kërkojë golin duke hedhur në fushë Andre Silvën në vend të Abates dhe Milani kalon në një format më ofensiv (3-3-4). Sasusolo jep sinjalin e parë me Lirolën, por pavarësish­t një superpritj­e të Donarumës, sulmuesi mik është në pozicion jashtë loje. Shtatë minuta më pas me Politanon që ndëshkon të zotët e shtëpisë. Tronditja është e madhe, teksa reagimi kuqezi është i dëshpëruar. Kaliniç, Suso, Çalhanoglu tentojnë golin, por vetëm kroati arrin ta shënojë duke lëvizur në zonë si në kohët e arta dhe duke mposhtur më në fund Konsiljin në minutën e 86-të.

PA LAVDI - Me katër minuta të mbetura dhe gjashtë të tjera shtesë, Milani tenton përmbysjen e madhe, por forcat shterojnë dhe ekipi kapet pas krosimeve të gjata në zonë që spastrohen mes vështirësi­së nga prapavija e Sasuolos. Kaliniç tenton përsëri, por goditja e tij është e dobët dhe kontrolloh­et nga portieri mik, i cili edhe pas disa sekondave nga fundi zgjatet duke bërë mrekullinë e fundit të mbrëmjes. Arbitri Paireto vërshëllen fundin e takimit, ndërsa kuqezinjve duhet të mendojnë për ndeshjen e radhës (me Napolin), me Champions-in që merr pamjen e një vegimi. Vendi i katër mbetet tetë pikë larg dhe pa Bonuçin (i skualifiku­ar) dhe Romanjolin e dëmtuar, gjithçka komplikohe­t ndjeshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania