Panorama Sport (Albania)

NOTAT E MILANIT

-

DONARUMA 6 - Vërtet që siguria e tij ka pësuar rënie, por në rastin e golit nuk mund të fajësohet.

BONUÇI 6.5 - Kapiteni po rritet në çdo ndeshje. Mëkat kartoni i verdhë që do ta detyrojë të mungojë ndaj Napolit. ROMANJOLI - pa notë (nga 6’ MUZAKIO 6 - Provë e mirë pas një jete të kaluar në stol. I sigurt në mbrojtje dhe vlerë e shtuar në sulm.)

RODRIGEZ 6 - Paraqitja e zakonshme me mbyllje të vyera dhe mbivendosj­e të përpikta në sulm. ABATE 6 - Vetëm 55 minuta lojë, por për sa kohë qëndron në fushë as nuk gabon e as nuk entuziazmo­n me paraqitjen e tij (nga 55' A.SILVA 6 - Hyn me vrull, por nuk ndërton asnjë rast pwr rreziqe.).

BONAVENTUR­A 5.5 - Nuk është në formëm, e megjithatë vullneti nuk i mungon. Në sekondat e fundit Konsilji i mohon një gol të merituar.

BIGLIA 5.5 - Mundohet të ndezë dritën e manovrës dhe ia del për sa kohë ka energji. Me kalimin e minutave, loja e tij bie dukshëm. KESIE 5.5 - Forca e madhe fizike shuhet kur duhet të ndihmojë ndërtimin e manovrës. Ndaj një kundërshta­ri si Sasuolo, kontributi i tij duhet të kishte qenë më domethënës. ÇALHANOGLU 6 - Cilësitë i ka dhe duken, por në këtë moment skuadra ka shenja lodhjeje që reflektohe­n edhe në lojën e turkut. SUSO 6 - Njeriu më pozitiv në çastin më të keq. Mundohet të bëjë diçka më shumë në sulm, por krosimet e tij këtë herë nuk shfrytëzoh­en.

KUTRONE 5,5 - Nuk mjafton më që të japë shpirtin në fushë. Milani ka nevojë edhe për gola. (nga 67’ KALINIÇ 6.5 - Shënon një, por humb të paktën edhe dy rast, njëri prej të cilëve flagrant. Zhbllokimi i tij është lajm pozitiv.) TRAJNER GATUZO 6 - Duhet gjetur çelësi i freskisë fizike. Kuqezinjve po u shterojnë energjitë dhe zëvendësim­et e titullarëv­e duken më të nevojshme se kurrë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania