Panorama Sport (Albania)

Zidan: Meritonim më shumë në derbi, nuk jemi favoritët për Champions-in

Trajneri: Oblak dhe Krizman super, por janë të Atletikos

-

Zinedin Zidan nuk e pranon që skuadra e tij të konsideroh­et favorite për Ligën e Kampionëve, pasi diçka e tillë mund ta pengojë në këto ndeshje shumë vendimtare të sezonit. Ai tha se në derbi Reali meritonte më shumë dhe u thuri elozhe kundërshta­rëve Grizman e Oblak. Ndeshja- "Jam i kënaqur nga mënyra si luajtëm, por meritonim më shumë. Më vjen keq sepse humbëm shumë raste. Mund të shënonim edhe në fund, por i tillë është futbolli. Pas golit që shënuam, patëm

10 minuta të vështira dhe na shënuan". Ronaldo- "U zëvendësua sepse kemi shumë ndeshje dhe kaq. Ndonjëherë duhet të zëvendësoh­et kur ka mundësi të pushojë".

Mbrojtja- "Duhet të shohim

nëse do të rikuperohe­t Vajeho, sepse nuk donim ta rrezikonim. Kur një lojtar ka shqetësime nuk duhet ta rrezikojmë, por ndoshta mund të jetë. Më vonë do të mendojmë për alternativ­at". Favoritët- "Nuk më

pëlqen aspak kur Realin e quajnë skuadrën favorite për në Ligën e Kampionëve. E gjithë bota mendon se e kemi fituar, por ne nuk duhet ta bëjmë. Madje, nuk duhet të mendojmë që jemi gjysmëfina­listë. E gjithë bota do ta bëjë këtë, por skuadra ime duhet të jetë e qetë. Luajmë të gjithë sezonin në këto ndeshje". Grizman- "Jam i kënaqur për të, por jo shumë në respekt të skuadrës sime. Ai na shënoi një gol dhe unë nuk jam trajneri i tij. Shënon shumë dhe është mirë për kombëtaren dhe për ekipin e tij. Jo për mua".

Oblak- "Është portier shumë i mirë, por jo i imi. Është shumë i mirë dhe këtë e tregon në çdo ndeshje, në çdo moment".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania