Panorama Sport (Albania)

Titulli, ja 3 “lëvizjet” vendimtare të Hejnkesit

Nga Myler te Roben dhe Riberi, si lojtarët u transformu­an pozitivish­t

-

"Nuk do të jetë e le htë", pati deklaru ar Jup Hejnkes në vjeshtë kur zëvendësoi Karlo Ançelotin. Atëherë bavarezët ishin 5 pikë më pak se Borusia e Dortmundit dhe titulli i 6- të radhazi për ta dukej shumë i vështirë për t'u fituar. Por, në fakt, në muajt e fundit të gjithë u bindën që Hejnkes i bën të gjitha. Si atëherë, në sezonin 2012-2013, kur fitoi tripletën me Bajernin, ai po tregon se është më afër përsëritje­s së suksesit historik me klubin e Bajernit. Jup gëzon respekt maksimal për punën e palodhur dhe disiplinën e fortë. Ndryshe, do të ishte e vështirë të stërvitje lojtarët më të mirë në ekip. Sipas "Bild", 3 janë problemet që 72-vjeçari arriti të zgjidhte në mënyrë perfekte gjatë sezonit aktual. 1. Nxori skuadrën nga ngërçi psikologji­k që i kishte mbërthyer lojtarët nën drejtimin e Ançelotit. Trajneri filloi me ndërrimin e pozicionev­e që nga Myler deri te Vidal, gjermani luante shumë larg zonës me trajnerin italian. Hejnkes udhëzoi Tomasin të ishte më pranë kuadratit. Dhe vazhdimin e dimë të gjithë, gola dhe asiste pa fund nga ai. Gjithashtu, Vidal që kishte humbur grintën u rikthye luftëtar. Më pas ishte Hames Rodrgez, kolumbiani vuante një formë shumë të dobët fizike. Por me udhëzimet e Hejnkesit, ai është lojtari që njohim të gjithë, i shpejtë, plot fantazi dhe golashënue­s. 2. Roben dhe Riberi pranuan stolin. Megjithëse është e vështirë të

mbash "Robbery" në pankinë, trajneri ishte ai që vendoste dhe nuk lejonte pakënaqësi. Lojtarët shumë herë ishin kundër këtij trajtimi, por në fund pranonin verdiktin e 72vjeçarit. Të shtunën, Hejnkes duartrokit­i Roben në praninë e tifozëve bavarezë që ishin në

shkallët e stadiumit, duke treguar se ai meritonte respekt për kontributi­n e dhënë gjatë sezonit. 3. Marrëdhëni­a me drejtuesit, Hënes dhe Rumenige. Jup u rezistoi kërkesave nga presidenti Hënes për të qëndruar në Mynih. Por Hejnkes ia kishte bërë të

qartë se nuk do të rinovonte më dhe se preferonte të dilte në pension. Familja ishte arsyeja kryesore pse ai nuk do të vazhdonte më të drejtonte bavarezët. Edhe mosha ishte një tjetër arsye. Në fund, drejtuesit u dorëzuan dhe tani janë në kërkim të zëvendësue­sit

të tij. Tuhel ishte kandidati kryesor, i rekomandua­r nga vetë Hejnkes, por ai zgjodhi të mos vinte në Mynih, tani ndodhet mes pankinës së Arsenalit dhe Parisit. Një gjë është e sigurt, Bajerni pa Jup Hejnkesin është si "Octoberfes­t" pa birra.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania