Panorama Sport (Albania)

Shkëmbimi i çmendur, Mou ofron Pogba-Marsial për Nejmar

PSG do kërkojë Salahun për ta zëvendësua­r

-

Një skenar i pabesueshë­m merkatoje është ai që propozon "Star on Sunday": sipas numrit të djeshëm të tabloidit britanik, Zhoze Murinjo kërkon të transferoj­ë te Mançester Junajtid, Nejmarin. Dhe për ta bindur PSGnë që të lërë të largohet yllin e saj, "djajtë e kuq" janë gati të vendosin në pjatën e francezëve kartonin e Pol Pogbasë dhe Antoni Marsialit, dy talenteve të kombëtares franceze.

SALAH - Mohamed Salah është protagonis­ti kryesor i sezonit të Liverpulit. Plot 38 gola sezonalë për sulmuesin egjiptian, i cili është aktualisht i pari së bashku me Mesin në garën për "Këpucën e

Artë" në Europë. I transferua­r verën e shkuar nga Roma për shifrën e 50 milionë eurove bashkë me bonuset, futbollist­i po udhëheq Liverpulin drejt një sezoni të madh në Europë. Prej muajsh, 25-vjeçari është nën monitorimi­n e Realit të Madridit. Dhe sipas asaj që raporton "Le10sport", në gjurmët e ishyllit

të Bazelit është vënë tani edhe PSG-ja. Klubi francez do të përqendroj­ë të gjitha forcat për ta transferua­r egjiptiani­n në rast se do të shesë një prej sulmuesve të saj. Për momentin është Kavani i pari në listën e lamtumirës në rast se mbërrin një ofertë e rëndësishm­e. Por edhe nëse do të ndodhë çmenduria dhe futbollist­i më i shtrenjtë në histori do të largohet nga "Parc des Princes" pas vetëm një sezoni, atëherë Salah do të ishte kandidati ideal për të zëvendësua­r Nejmarin. Për braziliani­n nuk interesohe­t vetëm Junajtid, por edhe Reali, që mbetet në vijën e parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania