Panorama Sport (Albania)

Champions-i, “game over” për Çelsin e Kontes

Arsenali vuan me Sauthempto­nin, por i nderon Uellbek-Auba

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

ame over". Ose pothuajse. Për të drejtuar në Champions sezonin e ardhshëm, Antonio Konte duhet të ndërrojë skuadër. Sepse për Çelsin, tashmë vendi i katërt është i paarritshë­m. Barazimi me Uest Hemin në "Stamford Bridge" shuan përfundimi­sht çdo shpresë të kampionëve për t'u rikthyer në Ligën e Kampioneve. I thërritur për të reaguar pas humbjes në derbin kundër Totenhemit dhe për të përfituar nga gjysmëhapi fals i Liverpulit këtë javë, Çelsi nuk ia doli dot, pavarësish­t se kaloi në avantazh në minutën e 36-të me Azpilikuet­ën pas asistit të Moratës. Në pjesën e dytë, këtij të fundit iu anulua goli i dytë për pozicion jashtë loje. Moses shpërdoroi avantazhin e dyfishtë dhe pak më pas vjen edhe goditja e "çekiçëve" me Chicharito Hernandezi­n, "macen e zezë" të Çelsit. Në "Stamford Bridge" ka hyrë 4 herë nga stoli në karrierën e tij dhe ka shënuar gjithnjë. Kështu Çelsi shkon në -10 nga Spërsat dhe Liverpuli ( që ka një ndeshje më shumë) dhe i mbeten vetëm 6 ndeshje për të luajtur.

RIVALËT - Arsenali mposht 3-2 Sauthempto­nin në javën e 33-të të Premier Ligës dhe me këto tri pikë "topçinjtë" blindojnë vendin e 6-të. Fitorja e tretë radhazi për skuadrën e Vengerit në kampionat. "Shenjtorët" kaluan të parët në avantazh me Long në minutën e 17të, por londinezët u përgjigjën me Obamejangu­n 29' dhe Uellbekun

38', duke shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh. Por skuadra e Mark Hjuxhsit gjen golin e barazimit me Ostin në minutën e 73-të. Është vetëm iluzioni i një rezultati pozitiv, sepse Uellbek gjen edhe golin e tretë 9 minuta nga fundi, i cili ekzalton përfundimi­sht "Emirates Stadium".

Në fund, të dyja ekipet mbesin me 10 veta, për shkak të kartonëve të kuq të Stefens dhe Elnenit, por vërshëllim­a e trefishtë sjell fitoren e vuajtur të vendësve. Miqtë mbeten në vendin e 18-të, në kuotën e 28 pikëve, 3 larg skuadrës së fundit që shpëton nga rënia për momentin, Kristal Palas.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania