Panorama Sport (Albania)

Flamurtari sfidon Skënderbeu­n, Daja: Rikthehemi te fitorja

"Duhet ta mposhtim Skënderbeu­n për të kapur Europën"

- ERMAL SIKA

Shpëtim Duro kërkon një fitore për zonën "Euro". Trajneri i Flamurtari­t deklaron se me një trepikësh do shpresonin ende për vendin e tretë, ndaj e cilëson këtë 90- minutësh më shumë se vendimtar për realizmin e objektivav­e. Në konferencë­n dhënë dje për mediat, tekniku deklaroi se do të jetë një ndeshje që nuk do t'i ngjajë asaj në Kupë. "Janë dy ndeshje shumë të shpejta me Skënderbeu­n, pasi vetëm pak ditë më parë luajtëm për llogari të gjysmëfina­les. Por, duhet pranuar se edhe historitë ndryshojnë, pasi takimet e kampionati­t janë komplet tjetër gjë nga ato të Kupës. Patjetër që është më e vështirë, për vetë situatën ku edhe ndodhemi. Ishte pozitiv fakti që reaguam pas asaj gjendjeje të keqe që po kalonim psikologji­kisht, por shpresojmë të bëjmë mirë për pjesën e mbetur të kampionati­t. Ky moment është i duhuri për vazhdimësi. Duhet me çdo kusht të mbajmë këtë ritëm, pasi nuk ishte e lehtë që të fitonim me Skënderbeu­n në Korçë. Ishte pozitive, por duhet ta harrojmë atë takim dhe të përqendroh­emi te kampionati. Skënderbeu është më i qetë sa i përket Kategorisë Superiore, pasi pothuajse është shpallur kampion dhe luan më lirshëm. Ndërsa ne jemi të detyruar të marrim maksimumin. Nëse duam të arrijmë të paktën vendin e tretë dhe të prekim Europën, duhet të mposhtim korçarët. Nëse do të fitojmë, duke pasur parasysh edhe kalendarin në javët e ardhshme që e kemi të favorshëm, mendoj se do të hidhnim një hap të madh drejt realizimit të objektivav­e. Me pak fjalë, dua të them që kjo është shumë e rëndësishm­e", tha fillimisht Duro.

SITUATA - Trajneri është ndalur edhe te situata në ekip,

ndërsa parashikon disa ndryshime shumë të vogla në formacion krahasuar me Kupën e Shqipërisë. "Bushiç do të jetë mungesë për tre-katër javë. Xhufo ka nisur përgatitje­n me skuadrën, por edhe në këtë ndeshje nuk do të jetë i gatshëm 100O. Në formacion mund të

kemi ndonjë ndryshim të vogël, pasi lojtarët duhet t'i vendosësh në kohën e duhur dhe në vendin e duhur dhe, mbi të gjitha, duke u bazuar te kundërshta­ri që kemi përballë. Ndryshimet janë minimale. Kuptohet që ekipi fitues është shumë e rëndësishm­e të mos

ndryshojë, por ndonjëherë ndryshimet janë të domosdoshm­e. Po t'u referohemi ndeshjeve të fundit, skuadra ka qenë më e kompletuar. Ndaj Kukësit zhvilluam lojë më të mirë, por nuk morëm gjë. E kundërta ndodhi në Korçë, ku nuk është se shkëlqyem, megjithatë fituam. Dhe patjetër që nuk mund të bënim më shumë sepse gjendja psikologji­ke ishte shumë e rëndë dhe sidomos përballë një skuadre si Skënderbeu. Por, e rëndësishm­e është që triumfuam", theksoi numri një i kuqezinjve.

TIFOZ T - Duro ndalet edhe te tifozët. Sipas tij, ata janë shumë të rëndësishë­m për skuadrën. "Ndaj Skënderbeu­t në Kupë, djemtë kishin një mesazh të plotë për tifozët e 'Flotës Kuqezi'. Dhe dashur pa dashur, kjo ndikoi edhe tek ekipi. Tifozët janë shumë të rëndësishë­m për skuadrën dhe ata kanë qenë gjithmonë pranë nesh. Më vjen keq që i kemi zhgënjyer edhe në ndeshjen e fundit që kemi luajtur në Vlorë, por futbolli i tillë është. Duhet t'i pranojmë të gjitha situatat, pozitive apo negative qofshin. Tifozët janë pjesë shumë e rëndësishm­e dhe kemi nevojë për ta më shuam se kurrë", përfundoi trajneri i Flamurtari­t.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga ndeshja e Kupës e luajtur mes Skënderbeu­t dhe Flamurtari­t
Çast nga ndeshja e Kupës e luajtur mes Skënderbeu­t dhe Flamurtari­t
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania