Panorama Sport (Albania)

Vllaznia do gjyqtarë të huaj, FSHF: Paguaj 10 mijë euro!

Kosto e lartë, shkodranët duhet të marrin përsipër shpenzimet

- JORGIS MEMO

Vllaznia i ka parapr irë gjithçkaje para "finales" së mbijetesës me Teutën. "Panorama Sport" zbulon se klubi shkodran i ka bërë një kërkesë institucio­nit të futbollit shqiptar që më datën 6 prill. Pra, që FSHF të krijojë mundësinë që Teuta-Vllaznia të gjykohet nga një treshe e huaj të dielën në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit. Duke qenë brenda rregullore­s me këtë kërkesë, por nisur edhe nga shkalla e lartë e vështirësi­së që ka takimi dhe fakti që asnjë prej gjyqtarëve shqiptarë nuk krijon besueshmër­i të lartë për të vendosur drejtësi, është parë me interes edhe nga vetë FSHF që të ketë të huaj. Fillimisht u mendua se do të ishin gjyqtarë nga Finlanda, duke qenë se dy federatat kanë bërë një marrëveshj­e bashkëpuni­mi për arbitrat. Mirëpo, për momentin gjithçka është pezull, edhe pse në institucio­nin e futbollit shqiptar janë të prirë për ta zgjidhur këtë çështje sa më shpejt. Mësohet se FSHF i ka dhënë një përgjigje të qartë klubit shkodran. Për të plotësuar këtë kërkesë, kostoja është 10 mijë euro. Deri dje, nga ana e klubit Vllaznia nuk ka pasur ndonjë lëvizje konkrete për të bërë pagesën në FSHF dhe gjithçka është në pritje. KONFIRMIMI

"Po, është e vërtetë që klubi i Vllaznisë ka dërguar një shkresë zyrtare për ndeshjen me Teutën, ku kërkon që ky takim të drejtohet nga arbitra të huaj.

FSHF i ka bërë të qartë klubit shkodran se duhet të marrë përsipër shpenzimet. Kostoja për të sjellë gjyqtarë të huaj në Shqipëri shkon rreth 10 mijë euro. Këtu futen shpenzimet e udhëtimit, akomodimi dhe natyrisht shpërblimi për treshen e arbitrave të huaj që mund të gjykojë Teuta- Vllaznia",

sqaruan të hënën për "Panorama Sport", sa i përket kërkesës së Vllaznisë, burime zyrtare në FSHF.

DREJTUESI

Dy ditë më parë, administra­tori i Vllaznisë, Astrit Gjyrezi, duke komentuar ndeshjen me Teutën, edhe pse hezitoi të bënte publike

kërkesën që i kanë dërguar FSHF-së që më 6 prill në lidhje me gjyqtarët, deklaroi: "Shpresojmë që të kemi një gjykim korrekt, pasi Vllaznia është penalizuar jo pak. Ne nuk kemi pasur ndonjë preferencë apo edhe ndonjë kundërshti­m të madh për gjykimin, me përjashtim të treshes së ndeshjes në Kukës që e shpallëm të padëshirue­shëm. Për tjerë nuk kemi pasur kontestime. Kemi theksuar se besojmë në profesiona­lizimin dhe në ndershmëri­në e tyre. Por, po të jetë edhe një i huaj në një takim kaq deciziv, nuk do të ishte gjë e keqe".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania