Panorama Sport (Albania)

Real-Juventus, Perez: Kam frikë... Bajernin

“Me bardhezinj­të do të jetë një duel mes klubesh mike, Ronaldo simboli ynë, doja Totin në Madrid, Galiani...”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Një Florentino Perez i buzëqeshur, në sallën e trofeve të Realit të Madridit, një javë pas asaj magjie të Kristiano Ronaldos, por në intervistë­n për "Gazzetta dello Sport" është presidenti i Realit të Madridit, ai që gjithashtu kërkon të bëjë një "roveshatë" po fantastike sa ajo e portugezit. Një pasazh i gjatë, duke nisur nga "A"-ja e Anjelit e deri te "Z"-ja e Zidanit, por duke kaluar mes personazhe­ve si Bufon, Toti, Galiani, Higuain e të tjerë.

President, çfarë do të thotë të jesh numri një i Realit?

Është një nder sepse Reali është një magji, një histori dashurie e përjetshme, me dhomën e trofeve më gjigantë në qarkullim. Por, në të njëjtën kohë është edhe një përgjegjës­i e madhe.

Përse keni vuajtur kaq shumë në kampionat, ndërsa në Europë i bëni gjërat kaq të thjeshta?

Sepse thuajse nuk kemi pushuar kurrë. Mes Superkupav­e të Spanjës dhe të Europës kemi vuajtur mjaft lodhjen, pak kohë për të rikuperuar energjitë. Pastaj, Bernabeu ( ish- presidenti i klubit) ishte ai që kontribuoi në krijimin e Kupës së Kampioneve dhe që atëherë, për Realin, ky kompeticio­n është një dashuri e ndërsjellë. Asnjë nuk ka fituar 5 Kupa Kampionesh radhazi dhe asnjë tjetër 2 Champions radhazi. 12 trofetë na bëjnë legjendarë, prandaj kur luhet himni i Ligës së Kampioneve, të gjithë madrilenët ndiejnë diçka ndryshe në trup.

Cilët kanë qenë simbolet e Realit të Madridit?

Bernabeu ka shkruar historinë tonë dhe me Alfredo Di Stefanon ndërtoi një Real Madrid mitik në të gjithë botën.

Ju keni fituar 4 Champions. Objektivi është të kaloni 6 të fituarat nga Bernabeu?

Po, sepse Bernabeu është pika ime e referimit dhe duam të ndjekim gjurmët e tij. Në vitin 2000, FIFA na dorëzoi

vlerësimin e klubit më të mirë të shekullit të 20-të. Ne duam që të konfirmohe­mi edhe për shekullin e 21-të.

Ronaldo u duartrokit në Torino. Mendoni se ky vlerësim ishte edhe më i rëndësishë­m sesa fitorja 3- 0?

Ajo që ndodhi në Torino ishte emocionues­e dhe tregoi madhështin­ë e Juventusit si klub dhe të tifozërisë së tyre. Goli i Kristianos ishte një ndër më të bukurit e historisë, një gol i lojtarit më të mirë në botë. Madje, atë mbrëmje, më telefonoi edhe mbreti Huan Karlos për të më kompliment­uar

për golin e Kristianos.

Edhe Bufon thuri elozhe për Ronaldon dhe Realin...

Bufoni është një luks për futbollin botëror, për talentin e tij, profesiona­lizimin dhe respektin që tregon për kundërshta­rët. Të gjitha klubet do të donin të kishin një burrë si ai në përbërje.

Nëntë vite pasi shpenzuat 94 milionë euro për Ronaldon, jeni i bindur se ka qenë investimi më i drejtë që keni bërë?

Kristiano është pasardhësi i denjë i Di Stefanos dhe tek ai reflektohe­n gjithçka jemi: talent, punë, sakrificë, profesiona­lizëm, ambicie. Kristiano sot për sot është simboli i Realit të Madridit.

Çfarë mendoni për shpërthimi­n e Higuainit në Serinë A?

Nuk më habit. Ne kemi pasur fatin që e kemi shijuar gjithashtu talentin e tij dhe ai ka mbetur në zemrat e madrilenëv­e, pasi gjithmonë e ka vërtetuar me sa dashamirës­i e kemi pritur.

Zidani ju ka mahnitur më shumë si futbollist apo si trajner?

Zidan ka hapur këtë epokë. Me të mbërriti Champions-i i nëntë, me një stil të ri loje, me të cilën pushtoi botën. Si trajner ka fituar më shumë se askush tjetër në Madrid: 8 trofe në dy vite. Është një gjeni i futbollit dhe e ka treguar në fushë dhe në pankinë. Në vitin 2002 shënoi në Gllazgou atë gol fenomenal që na dhuroi Ligën e Kampioneve përballë Leverkusen­it. Pas ndeshjes, erdhi dhe më tha: "President, e patë, nuk solla fatin e keq te ju". Kjo batutë lidhej me faktin se i digjte shumë që kishte humbur dy finale Champions-i radhazi, me Juventusin.

Pastaj mbërriti i dhjeti Champions me Ançelotin...

Kemi të gjithë një kujtim fantastik sepse la një gjurmë njerëzore dhe profesiona­le të rrallë. Champions-i i dhjetë është trofe që ka mbetur më fort se kushdo tjetër në zemrën e tifozëve tanë dhe ishte Ançeloti ai që na dha shtysën për të vazhduar dhe konfirmuar në Europë.

Do ju kishte pëlqyer të kishit Totin në skuadër?

Toti është një nga legjendat që të gjithë do të kishin dashur në skuadrën e tyre. Përpara vitit 2006, në epokën e parë të presidencë­s time e telefonova personalis­ht dhe e ftova që t'i bashkohej Realit, por ai më tha se nuk mund ta braktiste Romën.

Cila është marrëdhëni­a juaj me Juventusin si klub?

Juventusi është një ndër klubet, me të cilin kemi një marrëdhëni­e më shumë sesa fantastike dhe të dyve na bashkon historia. Kam qenë në shtëpinë e Umberto Anjelit, kur bëmë tratativën për Zidanin. Kujtoj një zotëri të vërtetë dhe sot më bëhet qejfi që kam rigjetur të njëjtin stil te djali i tij, Andrea, një person dhe një president i madh.

Vazhdoni të ruani kontaktet me Adriano Galianin?

Sigurisht, sepse një nga sadisfaksi­onet që kam marrë nga futbolli ka qenë të njoh një person si Adriano. Jam krenar që kam qenë miku i një drejtuesi të madh dhe tashmë një senatori.

Sot, Milani dhe Interi kanë pronarë kinezë. Çfarë efekti ju jep?

Është bota që ndryshon, por te Reali kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë sepse Reali u përket ortakëve, mes të cilëve janë figura të mëdha si Plaçido Domingo, Hulio Iglesias, Nadal, Alonso dhe kampioni i golfit, Garsia.

Reali ka fituar Championsi­n kundër Valencias dhe Atletikos, por nuk ka luajtur kurrë një finale me Barcelonën. Do ju pëlqente të shihnit një finale të tillë në Kiev?

E rëndësishm­e është që të arrijmë në finale. Ajo që jam gati ta them me garanci është se në gjysmëfina­le na pret Bajerni i Mynihut, kundër të cilëve duhet të luajmë thuajse gjithmonë. Na përndjek kjo gjë. Gjithsesi, përpara duhet të mundim Juven.

Me rezultatin e ndeshjes së parë, tashmë duket si një miqësore...

Një miqësore jo, por nëse doni ta shtrini në këtë temë, po ju them se do të jetë një ndeshje mes dy klubeve mike.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania