Panorama Sport (Albania)

Dënimi për trukime, Franca ndalon bastet “online” për Skënderbeu­n

Vendimi vjen nga një kompani shtetërore që monitoron bastet

-

Dënimi që Skënderbeu mori nga UEFA ka lënë një shenjë jo të vogël në imazhin e futbollit shqiptar në Europë. Lajmi më i fundit vjen nga Franca, teksa të hënën kur Skënderbeu arriti një fitore të bujshme në Vlorë ndaj Flamurtari­t, si për ironi, është marrë një vendim nga një kompani e shtetit transalpin që monitoron fluksin e basteve sportive. Kësisoj, nga dje është ndaluar me një vendim zyrtar kuotimi i ndeshjeve të futbollit shqiptar nga kompanitë e basteve "online". Autoriteti shtetëror "ARJEL" ka lëshuar këtë urdhër për të gjithë kompanitë e basteve "online" që operojnë

në Francë. Në dokumentin e publikuar nga mediat franceze shkruhet: "Ndalohen bastet sportive që u përkasin ndeshjeve të kampionati­t shqiptar të nivelit të parë (Kategoria Superiore), në të cilat merr pjesë ekipi KF Skënderbeu. Kjo masë aplikohet deri në fund të

kampionati­t dhe hyn menjëherë në fuqi". Dokumenti është publikuar me urdhër të presidenti­t të "ARJEL", Sharl Kopolani. Por kush është "ARJEL"? Bëhet fjalë për një kompani shtetërore, e cila monitoron fluksin e basteve dhe raporton vazhdimish­t për kuotat. Ajo shërben si rregullato­r i basteve sportive në shtetin francez. Mirëpo, një vendim si për Skënderbeu­n, "ARJEL" e ka marrë në vitet e fundit edhe me klube të tjera. Kjo agjenci shtetërore ka autoritet të plotë mbi të gjithë territorin francez dhe që bën të jashtëligj­shëm këdo që del kundër këtij vendimi. Kësisoj, deri në mbyllje të sezonit futbollist­ik, Skënderbeu nuk do të kuotohet në Francë, duke paralajmër­uar kompanitë e basteve në vendin transalpin se mungon totalisht besueshmër­ia për futbollin shqiptar. Sigurisht, ky vendim vjen i ndikuar edhe nga dënimi që klubi mori nga UEFA.

 ??  ?? Faksimile e dokumentit që konfirmon ndalimin e basteve sportive "online", që u përkasin ndeshjeve të kampionati­t shqiptar të nivelit të parë (Kategoria Superiore), në të cilat merr pjesë Skënderbeu. Kjo masë aplikohet deri në fund të kampionati­t dhe hyn menjëherë në fuqi.
Faksimile e dokumentit që konfirmon ndalimin e basteve sportive "online", që u përkasin ndeshjeve të kampionati­t shqiptar të nivelit të parë (Kategoria Superiore), në të cilat merr pjesë Skënderbeu. Kjo masë aplikohet deri në fund të kampionati­t dhe hyn menjëherë në fuqi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania