Panorama Sport (Albania)

Xhafaj, thirrje Veliut: Merr “frenat” e ekipit!

"Ka fituar trofe dhe është vlonjat, momenti që lojtarët me karakter të reagojnë"

- ERMAL SIKA

Ish- sulmuesi vlonjat, Daniel Xhafaj, ka mbe tur i surprizuar nga ecuria negative e Flamurtari­t në fazën e tretë dhe fillimin e së katërtës. Në një intervistë për "Panorama Sport", ai thekson se nuk e shikon ekipin e Duros si të rrezikuar për mbijetesën dhe lojtarët me peshë në ekip duhet të marrin në dorë situatën për ta ndryshuar atë. Xhafaj komenton edhe dënimin e Skënderbeu­t dhe garën për Europë mes klubeve të Superiores.

Flamurtari ka humbur duke pësuar tre gola në shtëpi ndaj Skënderbeu­t. Keni një koment për atë ndeshje?

Unë e ndoqa takimin. Edhe pse jam larg në Amerikë, nuk e lë pa ndjekur Flamurtari­n. Nuk e mendoja që ndeshja do shkonte në atë mënyrë. Mendoja se do ishte më e luftuar sidomos pas fitores në mesjavë. Të them të drejtën jam i befasuar dhe se prisja që gjërat të shkonin në atë mënyrë.

Rrezikon skuadra qëndrimin në Superiore pas këtij rezultati?

Rrezikim për të rënë nga kategoria as që e mendoj dhe nuk mendoj se ka. Por, ajo që rrezikohet është pjesëmarrj­a në Kupat e Europës.

Ekipi i Duros do të ketë edhe një tjetër ndeshje ndaj Skënderbeu­t, atë të kthimit në Kupë. Si e parashikon­i atë përballje?

Do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Është një takim që pritet çdo gjë. Kështu që unë mendoj se kjo javë që kaloi duhet të jetë si një eksperienc­ë që nuk duhet të përsëritet në ndeshjen e kthimit.

Në dy fazat e para vlonjatët ishin mes ekipeve të kreut, ndërsa tani i afrohen fundit. Ka një shpjegim një rënie e tillë?

Është një surprizë e hidhur për këdo që është tifoz dhe dashamirës i Flamurtari­t. Mendoj se tani është koha që lojtarët me eksperienc­ë dhe karakter të mbledhin skuadrën dhe një nga këta lojtar është Franc Veliu. Ai është lider në rolin e vet, është lojtar që ka fituar trofe dhe është edhe vlonjat. Në qoftë se në ndonjë nga intervista­t e mia e kam theksuar këtë fakt, kjo është bërë pasi në këto situata jo të mira është e nevojshme prezenca e këtyre lojtarëve.

Përballja e javës duket e lehtë, pasi Flamurtari do të luajë ndaj Lushnjës...

Jo vetëm ndeshja me Lushnjën, por për Flamurtari­n çdo ndeshje ka rëndësi të madhe, për këtë fazë të rëndësishm­e të kampionati­t.

Skënderbeu ka marrë një

dënim të rëndë nga UEFA me 10 vite pezullim nga Europa dhe 1 milion euro gjobë. Keni një koment?

Është e rëndë jo vetëm për korçarët. Skënderbeu vrau frikën dhe jo rastësisht është pjesëmarrë­s në tre vitet e fundit dy herë në Europa Ligë. Shpresoj që ky vendim të ndryshojë.

Mos ndoshta ky vendim është një shembull që UEFA ka bërë ose një sinjal që edhe klubet e tjera shqiptare duhet të tremben?

Po, sigurisht që po. Ne jemi vend i vogël dhe dënimet i marrim shembullor­e.

Si e shikoni garën për Europë nga Kukësi te Laçi, Partizani, Luftëtari dhe Flamurtari. Kush mendoni se mund të mbetet jashtë?

Sipas mendimit tim, Kukësi dhe Partizani janë pretendent­ët për vendin e dytë dhe të tretë. Laçi mendoj se do jetë në vend të katërt, bashkë me të edhe Flamurtari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania