Panorama Sport (Albania)

Skandali, dhunohet Rexhinaldo i Laçit

Nga mbledhja me tone të larta te kallëzimi në Komisariat­in numër 5, ja prapaskena­t

- JORGIS MEMO

Dhunë ndaj sulmuesit të Laçit, Arturo Rexhinaldo. Ngjarja ka ndodhur në drekën e djeshme, kur lojtari nga Mozambiku kishte shkuar në kompleksin e Kamzës për t'u stërvitur si zakonisht me skuadrën kurbinase. Dëshmitarë të sulmit barbar ndaj Rexhinaldo­s treguan për "Panorama Sport" se sulmuesi është parë në rrugë, duke...

Dhunë ndaj sulmues it të Laçit, Arturo Rexhinaldo. Ngjarja ka ndodhur në drekën e djeshme, kur lojtari nga Mozambiku kishte shkuar në kompleksin e Kamzës për t'u stërvitur si zakonisht me skuadrën kurbinase. Dëshmitarë të sulmit barbar ndaj Rexhinaldo­s treguan për "Panorama Sport" se sulmuesi është parë në rrugë, duke vrapuar i gjakosur në pjesën e fytyrës. I shoqëruar nga partnerja, futbollist­i 27-vjeçar u largua i tronditur nga kompleksi stërvitor, duke kërkuar ndihmë. Gjatë orëve të pasdites, Rexhinaldo ka vendosur të bëjë zyrtarisht edhe një kallëzim në Komisariat­in numër 5 në Tiranë. Mësohet se fillimisht sulmuesi ka treguar në polici se është dhunuar nga një person, ndërsa më pas ka ndryshuar versionin e ngjarjes. I tronditur pas dhunës së ushtruar, sulmuesi i Kombëtares së Mozambikut, nuk ka dashur të japë sqarime për gazetën. Pasi u pyet për atë që kishte ndodhur, Rexhinaldo shkurtimis­ht deklaroi se e kishte të pamundur të jepte sqarime: "Për këtë çështje nuk mund të flas tani, nuk mund të jap asnjë sqarim. Ju lutem më mirëkupton­i...". Ndërkohë, mbetet për t'u parë nëse policia do të zbardhë ngjarjen, duke zbuluar edhe autorët e sulmit të dhunshëm të lojtarit mozambikas, i cili u bë i njohur në Shqipëri gjatë sezonit të kaluar te Luftëtari.

MBLEDHJA - Burime në klubin e Laçit i thanë dje gazetës se drejtuesit në prani të stafit teknik dhe futbollist­ëve kanë zhvilluar një analizë pas

humbjes me Partizanin. I pranishëm ka qenë edhe presidenti Pashka Laska. Mësohet se gjatë mbledhjes ka pasur tone të larta dhe debate mes drejtuesve, trajnerit dhe lojtarëve. Fillimisht ka qenë trajneri Mezani, i cili kërkoi opinione nga lojtarët për paraqitjen e dobët. "Rexhinaldo,

na thuaj diçka për ecurinë e ekipit", i është drejtuar Mezani sulmuesit. Por, ky i fundit nuk ka folur. Ndërkaq, ka ndërhyrë presidenti Laskaj. "Rexhinaldo fol...". Sërish mësohet se lojtari nuk ka reaguar dhe presidenti e ka urdhëruar të dalë jashtë mbledhjes.

 ??  ??
 ??  ?? Foto e postuar nga Rexhinaldo dje në “Instagram”
Foto e postuar nga Rexhinaldo dje në “Instagram”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania