Panorama Sport (Albania)

Siguria e të kuqve, mbrojtja si bunker

Merkatoja e dimrit, e goditur me afrimin e qendërmbro­jtësve

- ILIR CARA

Ndryshimi i ndodhur te Partizani më 5 mars, kur Sulejman Starova i la vendin Klevis Dalipit, ka rezultuar frytdhënës deri në këto momente. Pesë javët e fundit, kur ekipi është drejtuar nga Dalipi, ka kthyer fizionomin­ë e Partizanit të edicioneve të fundit, i cili shquhej për pësimin e pakët të golave. Siguria në prapavijë është evidente, pasi në pesë ndeshjet e fundit "demat" e kanë mbajtur të paprekur portën. 450 minuta pa pësuar gol, por edhe 13 pikë në 5 ndeshje janë treguesi i ndryshimit të Partizanit, i cili shpreson që të ruajë këtë ritëm dhe të sigurojë pjesëmarrj­en në Kupat e Europës. Mbrojtja e të kuqve është kthyer në një bunker, pasi kundërshta­rët e kanë pasur të pamundur që të gjejnë hapësira në këto pesë javë. Jo vetëm mbrojtja, por të gjitha repartet kanë krijuar më shumë siguri dhe tashmë ekipi po ecën me atë ritëm që të gjithë pretendoni­n në fillim të merkatos së verës, ku u shpalos projekti madhështor i drejtuesve italianë. Partizani kishte kohë që kishte dhënë shenja pozitive, pasi zhvillonte lojë, por mungonin rezultatet nga shpërdorim­i në fazën përmbyllës­e të aksioneve. Por, nën drejtimin e Dalipit, skuadra i ka rregulluar të gjitha parametrat, pasi sulmuesit po shënojnë të gjithë, ndonëse në ndeshje të veçanta, ndërsa prapavija me në krye portierin Alban Hoxha jep më shumë siguri. Merkatoja e dimrit po rezulton efikase në këtë moment, pasi dy qendërmbro­jtësit e ardhur në janar, Egzon Belica dhe Renato Gojkoviç, janë harmonizua­r shumë mirë dhe japin më shumë siguri. Por në soliditeti­n

e fazës mbrojtëse ka ndikuar edhe ndryshimi i stilit të lojës, pasi me Dalipin ekipi bën presion më lart dhe nuk tërhiqet edhe kur shënon gol. Esat Mala, Bruno Telushi, Lukas Kardozo, Besart Abdurrahim­i dhe Milan Kulum janë veshur të kuq në merkaton e

dimrit dhe falë kontributi­t të tyre dhe rikthimit të Canit, duke u harmonizua­r edhe me pjesën tjetër, ka bërë që Partizani të funksionoj­ë si një trup i vetëm. Transferta e Kukësit do të jetë një gur prove për Partizanin e Dalipit dhe në veçanti për mbrojtjen.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania