Rregullorja për Kupat e Europës
Klubet që do të fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në Kupat e Europës përcaktohen si më poshtë; a) klubi që shpallet kampion i Kategorisë Superiore për sezonin 2017-2018 do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Kampioneve; b) klubi që fiton Kupën e Shqipërisë do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Europës; c) klubi që renditet në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm të Kategorisë Superiore merr pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Europës; d) klubi që renditet në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm të Kategorisë Superiore merr pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Europës; e) nëse klubi i shpallur kampion i Kategorisë Superiore fiton njëkohësisht edhe Kupën e Shqipërisë, atëherë klubi i renditur në vendin e katërt në klasifikimin përfundimtar do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Europës; f) nëse klubi i renditur në vendin e dytë ose të tretë në klasifikimin e përgjithshëm të Kategorisë Superiore, fiton njëkohësisht edhe Kupën e Shqipërisë, atëherë klubi i renditur në vendin e katërt në klasifikimin përfundimtar do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Europës; g) nëse skuadra e shpallur kampione e Kategorisë Superiore fiton njëkohësisht edhe Kupën e Shqipërisë dhe nëse skuadra finaliste e Kupës është renditur në vendin e dytë ose të tretë, atëherë skuadra që pozicionohet në vendin e katërt, do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Europës;