Panorama Sport (Albania)

Gavazaj ironizon me Kukësin: I prishëm ëndrrën në Vlorë

"Me Abazajn do bëjmë një dyshe të frikshme"

- LLAZI SARO

Enis Gavazaj kishte që në 16 dhjetor 2017 që nuk shënonte me fanellën e Skënderbeu­t, pikërisht në atë fitore 1- 3 në transfertë kundër Lushnjës. Mirëpo, perlën e kishte ruajtur për në ndeshjen ndaj Flamurtari­t në Vlorë, ku vallëzoi me mbrojtësit kuqezi dhe shënoi një supergol. Skënderbeu mori një rezultat në transfertë­n vlonjate dhe, duke parë situatën jo të mirë psikologji­ke, pakkush e mendonte se, në atë fushë të vështirë prej vitesh, skuadra do të dilte më një triumf të pastër, 0- 3. Por, kjo për Gavazajn e ka një shpjegim. "Ishte Skënderbeu më i mirë i këtij sezoni, që bëri lojën e vet dhe nuk i dha asnjë shans kundërshta­rit". Kështu shprehet në një intervistë për "Panorama Sport" numri 7 i Skënderbeu­t. Ai tregon për ndeshjen e fundit, motivimin e ekipit pas dënimit nga UEFA, si dhe thumbon kundërshta­rët për ecurinë në Europë. "Me këtë fitore u prishëm ëndrrën. I kemi disa vite dritë larg nesh", thekson kosovari.

Enis, një fitore që askush nuk e mendonte në ato shifra ndaj Flamurtari­t. Ishte ky Skënderbeu më i mirë i këtij kampionati?

Mund të them se gati-gati ishte ndeshja më e mirë e sezonit. Një ekip i përqendrua­r në të gjitha fazat e lojës

dhe, mbi të gjitha, i uritur për fitoren. Ky po që ishte ekipi ynë, të cilin jemi mësuar ta shohim gjithmonë. Pra, Skënderbeu i vërtetë.

Ishte Flamurtari dobët apo ju në një formë të jashtëzako­nshme...

Unë them se ishte Skënderbeu në ditën e tij më të mirë dhe kur Skënderbeu është në një ditë të tillë, askush nuk mund t'i rezistojë asnjë minutë. Kjo u pa qartë në këtë takim.

Dy humbje duket se e prishën humorin e ekipit, por çfarë ndodhi me skuadrën pas mbledhjes me presidenti­n Takaj?

Na u kërkua që të jemi të përqendrua­r dhe duket se kjo na bëri që të reagonim mirë në fushë. Goli i shpejtë na ndihmoi mjaft dhe na e lehtësoi më shumë lojën në vazhdim. Por, gjithçka erdhi për meritën tonë, pasi ne u përqendrua­m vetëm te fusha.

Çfarë doni të thoni me këtë?

Dua të them që nuk menduam për asgjë tjetër, veçse te futbolli i luajtur. Lamë pas krahëve zhurmën e ditëve të fundit dhe dhamë zemrën në fushë. Treguam edhe një herë se jemi ne ekipi që kemi bërë krenar Shqipërinë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë.

Më në fund arritët edhe të shënonit, për më tepër një gol spektakola­r...?

Sigurisht dhe për këtë më vjen mjaft mirë. Ishte një ndeshje e mirë për mua dhe me rendiment të kënaqshëm. Kisha kohë që kërkoja një gol dhe më në fund e gjeta, por mbi të gjitha jam i lumtur për fitoren dhe faktin që u prishëm ëndrrën ekipeve të tjera që shpresonin te humbja.

Duket se po ironizoni

me Kukësin, që bën llogari me Champions- in si vendi i dytë pas dënimit të Skënderbeu­t...?

Unë mendoj njësoj si Osmani. Nëse Kukësi është në Champions me vendin e dytë në kampionat, ne i bie që të kemi kaluar edhe fazën e grupeve. Nuk dua të diskutoj gjëra që nuk janë realitet. Ne jemi ekipi më i mirë në fushë, ndërsa kundërshta­rët janë vite dritë larg nesh.

Pas golit u përqafuat me trajnerin Daja. Ndonjë batutë?

Thjesht e falënderov­a,

pasi edhe në kohën kur unë nuk isha mirë në fushë, më jepte gjithmonë një dorë për të kaluar këtë pjesë jo dhe aq të kënaqshme të sezonit.

Në verë, te Skënderbeu pritet të vijë edhe Kristal Abazaj, që thuajse luan në të njëjtin pozicion me ju. I druheni rivaliteti­t?

Kristali është i mirëpritur te Skënderbeu dhe kam besimin se të dy do të bëjmë mjaft mirë në këtë ekip. Luajmë për të mirën e Skënderbeu­t dhe më pas individual­isht. Kjo është më e rëndësishm­ja për ne. Pra, Skënderbeu mbi të gjithë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania