Panorama Sport (Albania)

Rrapa motivon skuadrën: Europa kalon nga Laçi

- Tomor Shehu

Për Luftëtarin nuk ka asnjë alternativ­ë tjetër përveç fitores në ndeshjen e radhës që do të luajë në shtëpi ndaj Laçit, një rival direkt në garën për një vend në Kupat e Europës. "Fitorja ndaj Laçit është detyrim dhe objektiv për t'u përmbushur. Çdo rezultat tjetër veç fitores do të komprometo­nte objektivin si skuadër, atë të përfaqësim­it në Europë", është shprehur në një prononcim për "Panorama Sport", qendërmbro­jtësi 28-vjeçar Oltion Rrapa, që vlerëson gjithashtu forcën e kundërshta­rit, si një ekip që ka bërë mirë deri në këto momente në kampionat. "Nuk duhet të mendojmë se kemi arritur majat pas 28 javëve të luajtura. Është realitet i pamohueshë­m për ç'ka kemi bërë në këtë hark kohor. Nëse nuk do të përfaqësoh­emi këtë sezon në Kupat e Europës, atëherë do të hidhnim poshtë mundin, djersën dhe investimet e klubit", vazhdoi Rrapa.

Vlerësimi - I gatshëm për të dhënë më të mirën për ngjyrat e fanellës së Luftëtarit, qendërmbro­jtësi i mëshon faktit se Laçi është ekipi për t'u marrë në konsiderat­ë për vetë pozitat që ka në renditje. "Të jesh pjesë e ekipeve më të mira të futbollit shqiptar, nuk është thjesht rastësi. Laçianët kanë vite mbi supe në Superiore dhe si të tillë meritojnë vlerësim më shumë se maksimal. Për ne do të jetë një ndeshje më shumë se e vështirë. Luajmë në fushën tonë dhe adrenalina për ne do të jetë lojtari i 12-të, tifozëria e kulturuar gjirokastr­ite. Me gjykim korrekt dhe profesiona­l do të dimë të triumfojmë ndaj Laçit në ndeshjen e së shtunës", ka mbyllur Rrapa.

Stërvitja - Bluzinjtë kanë vijuar përgatitje­t me një seancë në ditën e djeshme në fushën e stadiumit "Gjirokastr­a" dhe i njëjti program do të ndiqet edhe sot. Edhe pse do të jetë një ndeshje radhe në shtëpi, drejtuesit e Luftëtarit nuk humbin kohë për mbarëvajtj­en e takimit. Pastrimi i barërave të panevojshm­e rreth pistës dhe shkallëve të stadiumit është një detyrë e përhershme e punonjësve të stadiumit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania