Panorama Sport (Albania)

Lushnja pa fushë stërvitore, gati rikonstruk­sioni i stadiumit të Plugut

- Alban Alushi

Skuadra e Lushnjës pritet të konfirmojë rënien edhe matematiki­sht nga Superiorja pas ndeshjes me Flamurtari­n. Dhjetë humbjet radhazi janë një tregues i qartë që futbolli verdhejesh­il do të rikthehet në Kategorinë e Parë. Kështu, që Bashkia e Lushnjës ka filluar të mendojë për edicionin e ri, ku nevoja më emergjente është rikonstruk­sioni i një fushe stërvitore. Lushnja si Bash ki e zgjeruar me reformën administra­tive- territori a leka shumë alternativ­a. Që nga anekset pranë stadiumit "Roza Haxhiu" deri te fushat e futbollit, pjesë të njësive administra­tive të Bashkisë së Lushnjës. Nga drejtuesit e Bashkisë po shihet mundësia për të ndërhyrë në ish-stadiumin e Plugut, pjesë e njësisë administra­tive të Golemit, i cili ndodhet vetëm 3 kilometra në juglindje të Lushnjës. Mendohet që të përfundojë rikonstruk­sioni i nisur tetë vite më parë dhe i lënë në mes. Në këto tetë vite stadiumi i Plugut ka degraduar si mos më keq. Ambientet e brendshme, shkallët e spektatorë­ve janë pushtuar nga bimësia, shkurret dhe ferrat. Ndërhyrja pritet të bëhet për një fushë sintetike, pasi edhe investimi i nisur tetë vite më parë ka pasur këtë plan. Gjithashtu planifikoh­et dhe rregullimi i ambienteve të brendshme dhe të jashtme. Kështu, që Lushnja pritet të shpëtojë nga fakti që nuk ka ku të stërvitë skuadrën. Por edhe të lirojë fushën e stadiumit nga ngarkesa e ndeshjeve të skuadrave U-17 dhe U-19, që luajnë në "Roza Haxhiu". Çdo gjë pritet të zbardhet me projekt- vendimin, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithsh­me të Aksionarëv­e të sh. a "KF Lushnja 1930".

 ??  ?? Foto nga gjendja aktuale e stadiumit të Plugut, në njësinë administra­tive Golem
Foto nga gjendja aktuale e stadiumit të Plugut, në njësinë administra­tive Golem
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania