Panorama Sport (Albania)

Beqja: S'na intereson arbitri, gati të mposhtim shkodranët

-

Mesfushori i Teutës, Fabjan Beqja, në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport" thotë se çdo rezultat tjetër, përveç fitores, do të ishte dështim për durrsakët, teksa kërkon mbështetje­n e tifozëve për ta thyer Vllazninë. "Është një ndeshje shumë e rëndësishm­e për vetë pozicionin që kemi në klasifikim. Po e studiojmë me detaje kundërshta­rin me synimin për të marrë maksimumin. Kjo ndeshje vlen 6 pikë për ne, pasi dihet që përballë kemi një kundërshta­r direkt. E respektojm­ë Vllazninë, por futemi në fushë me qëllimin e vetëm për të fituar", tha fillimisht durrsaku, i cili iu përgjigj më tej pyetjeve. Në gjysmën e dytë të kampionati­t keni ndryshuar pozicionin në fushë nga mbrojtës krahu në mesfushor. Ku ndiheni më mirë? Për një lojtar, mbi gjithçka, është të jetë në fushë dhe të japë kontributi­n e tij për arritjen e objektivav­e. Të them të drejtën, ky është një rol që e kam bërë edhe kur kam qenë me të rinjtë dhe ndihem mirë. Më pëlqen dhe jam i kënaqur. Sa vendimtare është ndeshja me Vllazninë për mbijetesën? Ne e shohim si një finale këtë takim, por të jem i sinqertë, deri në fund të kampionati­t, çdo ndeshje e kemi të tillë, pasi duhet të sigurojmë sa më parë mbijetesën. Faza e katërt sapo ka filluar dhe nuk mund të themi që ky takim do të jetë vendimtar, por sigurisht një fitore kundër tyre do të ishte një hap i madh drejt mbijetesës. A ka presion në ekip, duke pasur parasysh faktin që skuadra rrezikon shumë dhe për më tepër edhe tifozët e kanë braktisur?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania