Panorama Sport (Albania)

Kastrati me leje, Hila në dyshim

-

Në stërvitjen e parë nuk kishte në dispozicio­n portierin Elhan Kastrati, i cili ka marrë leje në klub. Gjithashtu, mesfushori Ardit Hila ka një shqetësim në kavilje dhe punoi veçmas grupit. Stafi mjekësor garanton se mesfushori do të jetë i gatshëm për sfidën me shkodranët, megjithatë ai kërkon të jetë i kujdesshëm në stërvitje. Rezultatet e arritura në ndeshjet e fundit kanë sjellë optimizëm në kampin durrsak, ndërsa kërkohet vijimësia ndaj rivalëve direkt. Këtu është një ambient shumë komod për çdo futbollist apo trajner. Të gjithë impenjohen maksimalis­ht dhe mundohen të japin më të mirën. Nuk kemi presion, pasi besojmë te forca jonë dhe e dimë se nëse luajmë si në ndeshjet e fundit, do të jemi në Superiore edicionin e ardhshëm. Tifozët janë lojtari jonë i 12-të dhe kemi shumë nevojë për ta, e dimë që kemi gabuar dhe ata kanë të drejtë. Ndeshja me Vllazninë është shumë e rëndësishm­e dhe ata duhet të vijnë të na mbështesin, pasi kemi shumë nevojë. Gara për mbijetesë sa vjen dhe ndërlikohe­t, ju favorizon fakti që kundër Vllaznisë dhe Kamzës luani në shtëpi?

Në fakt, ne kemi marrë rezultate më të mira kur kemi luajtur në transfertë. Megjithatë, kur luan në shtëpi, është një ndjesi tjetër sepse nuk ke presion dhe tifozët janë një shtysë më tepër. Në këto dy ndeshje duhet ta shfrytëzoj­më patjetër faktorin fushë për të marrë 6 pikë. A i druheni gjykimit, pasi Vllaznia ka kërkuar arbitra të huaj? Kjo nuk është një pyetje që më takon mua. Ne duhet të punojmë fort në stërvitje dhe të japim maksimumin në fushë. Vllaznia ka të drejtën e saj, por për ne pak rëndësi ka kush do të jetë arbitri, pasi ne jemi të bindur për forcën tonë dhe e dimë se po të luajmë me këtë ritëm fitojmë ndaj çdo kundërshta­ri në Superiore. Drilon Xhepollari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania