Panorama Sport (Albania)

Largohet Ndreu, Kamza kërkon trajner

-

"Ju falënderoj për këtë periudhë që kaluam bashkë, ju uroj suksese". Ishte ky mesazhi që trajneri Ramadan Ndreu u përcolli futbollist­ëve, me të cilët bashkëpuno­i për një vit, duke nisur që nga ngjitja e Kamzës në Kategorinë e Parë dhe deri të dielën e 8 prillit, kur pas humbjes me Kukësin në shtëpi, pozitat e tij u lëkundën. Deklarata e Ndreut pas ndeshjes se kishte menduar dorëheqjen, bëri që drejtuesit e klubit të mendonin për ndryshimin në stol. Dje pas një takimi që patën mes tyre, palët janë ndarë me mirëkuptim. Pas takimit që Ndreu bëri me futbollist­ët para seancës së djeshme stërvitore, më pas ishte presidenti Naim Qarri që u komunikoi vendimin. "Ndreu nuk do të jetë më trajner, por do të vazhdojë të jetë pjesë e jona. Të gjithë bashkë duhet të çojmë deri në fund objektivin. Nga nesër (sot) do të kemi një trajner tjetër. Dua angazhim maksimal", tha Qarri para skuadrës. Ndërkohë, më pas lojtarët zbritën në fushë, teksa seanca u drejtua nga zv.trajneri Elidon Topi. Rezultatet negative të javëve të fundit kanë bërë që Kamza të futet në vorbullën e skuadrave që luftojnë për mbijetesë. Ndeshja e radhës është ajo kundër Skënderbeu­t në Korçë. Kandidatët - Menjëherë, drejtuesit e klubit kamzali janë vënë në kërkim të një trajneri. Edhe pse zyrtarisht nga drejtuesit nuk përmendet asnjë emër, mësohet se po qarkullojn­ë si kandidatë potencialë Bledar Devolli, Klodian Duro, Agim Canaj dhe Gerd Haxhiu. Gjithçka mbetet për t'u parë sot, kur presidenti Qarri dhe kryebashki­aku Mziu do të takohen me trajnerin që pritet të drejtojë Kamzën në tetë javët e mbetura të Kategorisë Superiore. Misioni do të jetë i vështirë, por gjithsesi grupi i lojtarëve jep garanci për një mbyllje pozitive të kampionati­t. Kamza do të kërkojë të sigurojë mbijetesën sa më shpejt të jetë e mundur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania