Panorama Sport (Albania)

Rrumbullak­u merr krahun: Kupë dhe vend i dytë, sezoni ideal për ne

-

Simon Rrumbullak­u është kthyer në një prej lojtarëve stabël të Kukësit në krahun e majtë të mbrojtjes. Në një bisedë për "Panorama Sport", gjirokastr­iti ka treguar për momentin e mirë që po kalon skuadra, synimet, si dhe mbylljen ideale të këtij sezoni futbollist­ik. Një fitore me shumë rëndësi në Kamzë, e prisnit kaq të vështirë?

Ishte një fitore shumë e rëndësishm­e për të ardhmen tonë. U bë një ndeshje e fortë, në kushte të vështira, por besoj se patëm fat që morëm tri pikët. Jemi të kënaqur që po na shpërblehe­t puna.

Cili është sekreti i kësaj vazhdimësi­e pozitive? Kemi pasur ndeshje të vështira që i kemi kaluar me sukses. Besojmë te vetja dhe duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Nuk besoj se ka sekrete, thjesht kemi një grup të fortë lojtarësh, me karakter. Kemi një trajner mjaft të aftë në të

gjitha aspektet, sidomos atë psikologji­k.

Te Kukësi shënojnë të gjithë, mendoni se kjo është një armë plus?

Po, kjo është një anë pozitive për skuadrën. Te Kukësi mund të shënojnë të gjithë dhe kjo tregon se kemi një ekip me mjaft cilësi. Kur ka shpërndarj­e është në të mirë të ekipit, pavarësish­t se ne kemi një sulmues si Guri apo dhe futbollist­ë të tjerë si Shkodra, Ebipi apo Balde që ndihmojnë sulmin. Kemi lojtar me karakter që mund të bëjnë gjithçka që të ndihmojnë skuadrën të arrijë rezultatin, duke filluar që nga ne mbrojtësit.

Si e parashikon­i ndeshjen e radhës me Partizanin? Do të jetë një ndeshje e fortë, siç janë të gjitha në fakt, pasi kampionati është në një moment kyç, ku secili bën llogari. Partizani është në formë dhe këtë e tregojnë rezultatet që kanë marrë

së fundmi. Duhet të bëjnë maksimumin dhe të jemi shumë të përqendrua­r. Kam besim se do marrim më të mirën nga kjo sfidë.

Më pas prisni Laçin në shtëpi për Kupën...

Kupa është një histori tjetër. Kemi zhvilluar ndeshjen e parë, ndërsa tani kemi 90-minutëshin e dytë, në të cilin duhet të bëjmë çdo gjë mirë që të shkojmë në finale. E duam shumë Kupën sepse është një trofe shumë i rëndësishë­m për imazhin e klubit.

Ju intrigon pjesëmarrj­a në Champions gjithnjë nëse dënimi i Skënderbeu­t lihet në fuqi?

Champions është kompeticio­ni më i madh dhe prestigjio­z për klube dhe normalisht që është një nder për çdo lojtar nëse merr pjesë. Ne e provuam sezonin që shkoi, ku bëmë shumë mirë, por fati s'na deshi që të shkonim më tej. Tani, së pari duhet të blindojmë vendin e dytë, pastaj të luftojmë për të ecur sa më lart. Nëse marrim pjesë apo jo, është çështje që s'na përket neve. Cila do ishte mbyllja ideale e sezonit për Kukësin? Mbyllja ideale do ishte vendi i dytë dhe Kupa e Shqipërisë. I kemi mundësitë dhe do japim gjithçka t'i arrijmë. S.Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania