Panorama Sport (Albania)

Pushime apo procedura? “Rebeli” Sentamu harron të kthehet

-

Junus Sentamu bëhet çështje te Tirana. Ka hyrë zyrtarisht në ditën e 25-të larg Shqipërisë dhe rrjedhimis­ht larg ekipit. Pritej të hënën në kryeqytet, por duket se sulmuesi ka harruar që të kthehet. A është me pushime apo ka ndonjë problem me procedurat e vizës, kjo ende nuk dihet. E sigurt është që lojtari vazhdon të mungojë dhe nuk dihet se kur do të vihet nën urdhrat e Ze Marias. Në kësi kushtesh, ky i fundit duhet të bëjë llogaritë jo vetëm pas Ngoosë që është operuar në gju, por edhe pa "rebelin" Sentamu. Dy shënuesit më të mirë për këtë sezon e lanë në "baltë" ekipin në fazën më delikate. Për anglezin, sigurisht që, ishte fatkeqësi, ndërsa për dytin nuk mund të thuhet kjo. Tirana e la me vullnet të plotë që të shkonte në vendlindje, pasi më në fund mori ftesë nga kombëtarja e tij. Por, ndoshta edhe vetë drejtuesit janë bërë pishman që e lanë, pasi nuk i kishin bërë llogaritë që shkëputja e tij do të zgjaste gati 1 muaj. Nëse bëhet fjalë për ndonjë kapriço, e sigurt është që klubi nuk do ta kursejë, por do t'i përpilojë ndonjë gjobë të majme. Megjithatë, ekziston një lloj frike prej precedenti­t "Moise". Keniani u arratis nga Shqipëria për të mos u kthyer më, madje gjeti një ekip gjysmëprof­esionist në vendlindje dhe e pa të udhës që të mos respektont­e kontratën me Tiranën. A mund të përsërisë të njëjtën gjë edhe Sentamu, nuk është çudi. Megjithatë, përgjigjen më të mirë do e marrim ndoshta nga vetë 23-vjeçari, gjithnjë nëse do të bëhet i gjallë.

AXHENDA - Tirana ka vazhduar përgatitje­t intensive edhe dje. Skuadra ka shtuar dozën, pasi e marta rezervoi dy seanca. Lika duket se do të jetë gati këtë fundjavë, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Musën e Mugunën që munguan në Ballsh. I vetmi që humb Pogradecin është Kërçiku, që ka plotësuar numrin e të verdhëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania