Panorama Sport (Albania)

&asha'i( Ja prapaskena­t e lar)i'it n)a Ap*l*nia

" uaja gru in dhe me afrime ngjisnim eki in në elitë"

- BUJAR RAMA

Ndriçim Kashami nuk është më trajner i Apolonisë. Tekniku që i surprizoi të gjithë gjatë këtij kampionati, duke pranuar të drejtonte një ekip me lojtarë të rinj dhe financa të reduktuara, por që ia doli ta rendisë në vendet e para, largohet nga drejtimi i skuadrës katër ndeshje nga fundi. Duket se diçka është thyer mes trajnerit dhe drejtuesve në këto javë të fundit dhe Kashami ka vendosur ta lajmërojë dorëheqjen e tij në një status në profilin e tij në ">acebook". Në një intervistë ekskluzive, Kashami rrëfen prapaskena­t e dorëheqjes së tij nga fierakët dhe tregon arsyet e vendimit. Ai thotë se gjithçka ka të bëjë me projektin, që çoi në largimin e tij nga Apolonia.

!" #$ % " &$ $' %$ () ! * P &+ ' ! $ ,

Mendova që të largohem tani në kohën e duhur sesa më vonë kur të mos ishte momenti.

U #$ %)$ ' $. ) "&$ &)$ ,

Ishte një vendim i imi krejtësish­t personal për t'u larguar. Apolonia është një klub që funksionon në mënyrë shumë korrekte dhe nuk bën shkarkime kot.

/ #$ $ $ + 0 ' ! #$ % " " ,

Ishin disa gjëra që ata duhet t'i bënin ndryshe nga sa ishte premtuar një vit më parë. Gjithçka ka të bëjë me projektin dhe asgjë më shumë. Unë punoj me një grup futbollist­ësh që mendojnë se vlejnë dhe nuk mund të filloj nga fillimi sërish me lojtarë të tjerë. Më kërkohej që të luanin më shumë lojtarët që janë pjesë e Akademisë, të cilët janë në aktivitet. Unë i njoh shumë mirë ata futbollist­ë, por nga ana tjetër kam edhe lojtarët e mi që kam stërvitur prej një viti. Sigurisht, edhe lojtarëve të Akademisë u është dhënë hapësira, por gjithçka ka hierarki. Unë kam investuar te lojtarë që janë një vit më të mëdhenj se ata të Akademisë dhe kanë të dhëna të mira. Më propozuan që të aktivizoja më shumë futbollist­ët e Akademisë, por nuk e pranova këtë, pasi ka hierarki në skuadër. I bëra të ditur drejtuesve se kemi investuar te këta lojtarë, të cilëve klubi u ka edhe kartonët. Duke parë këtë situatë u bëra të ditur atyre se kisha ardhur për një strategji tjetër dhe u thashë që më mirë të largohem tani dhe të ndahemi si miq. Administra­tori këmbënguli që të mos largohesha, por isha i vendosur.

1 $ ) )$ (# 2$ "&) # $ & " 3 &)$ . # .$ * P 4($ $& " 2 " ( $# ,

Përveç faktit që kemi luajtur pastër në të gjitha takimet, kemi luajtur futboll në fusha shumë të egra. Nga ana tjetër kam pasur probleme edhe me tifozët dhe nuk ka qenë asgjë e thjeshtë. Apolonia ka fituar gjithçka me meritë dhe në të shumtën e rasteve kemi luajtur kundër ?@ vetave. Kanë dashur të na dëmtonin gjithmonë, ndërsa të gjithë çunat kanë sakrifikua­r shumë, duke derdhur djersë, ndërsa kishte edhe pak para. >uta një frymë të drejtë në grup dhe jo frymë skuthash.

E!" $ ) (# . &) "$5 . & " ( $# ,

C kisha fjalën për njerëz që duan të qëndrojnë afër skuadrës dhe flasin lart e poshtë, pa pasur fare dijeni. Për sa i përket drejtuesve, gjithçka ishte korrekte dhe kam mbetur shumë i kënaqur nga puna me ta. Tek Apolonia ke qejf të punosh. Cdhe ky administra­tori i ri që u afrua, ishte një njeri shumë korrekt.

Gjithashtu, unë punoja dhe e stërvitja skuadrën thjesht, nuk jam mësuar me Ehonglime dhe shou. Në fillim kur mora drejtimin e skuadrës, thoshin për mua se nuk di të bëjë stërvitje, pasi nuk aplikon vrapin.

P ! $ " A. # $ ')$ K$ % P$ * S ) ! & " " &+ & . S). !" 4($ !)" 2 ,

Është një gjë më se e arritshme. Ne e kishim skuadrën dhe me @ ndërhyrje, sezonin e ardhshëm do të ishim pretendent­ë kryesorë për t'u ngjitur në Superiore. Një vit në këtë ligë është goEha eksperienc­ë. Pas ndeshjes që luajtëm në një fushë shumë të egër, pyeta një prej lojtarëve nëse pati frikë dhe më tha që vjet kishte pasur shumë frikë, ndërsa tani jo. Me këtë dua të them që lojtarët kanë fituar eksperienc­ë dhe atij i doli frika. I kisha piketuar H-@ lojtarë cilësorë për t'i afruar dhe me një buEhet normal, them se i kishim të gjitha shanset për t'u ngjitur në elitë.

S ) !)& ( )#$ &$ . $ 5 &$ $ !") . ! + ")$ ,

Për sa i përket formulave, janë provuar të gjitha. Ckipet e vendeve të Q-të apo U-të fillojnë pazaret te sistemi që ka qenë. Për sa i përket kësaj strukture, vetëm nëse do të ketë ndonjë ndarje @ me @ ekipe për ta bërë më të fortë. Megjithatë, është shumë e vështirë në Shqipëri për të gjetur një formulë që të japë efektin e duhur, pasi sërish do t'i gjejnë diçka për të prishur.

M$ !" . ! K 4 K & !" $ &$ 0 ,

Shumë të mira. Kam qenë shumë komod në këtë pjesë dhe nuk kam pasur as ndërhyrjen më të vogël. Ky ndoshta ka qenë edhe një prej çelësave të suksesit tek Apolonia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania