Panorama Sport (Albania)

Kashami përmend skuthat, Kule merr drejtimin e skuadrës

-

Me anë të një statusi në "Facebook", trajneri Ndriçim Kashami lajmëroi largimin nga Apolonia. "Dua të falënderoj pa masë të gjithë bashkëpunë­torët e mi të këtij sezoni 'të çmendur që bëmë', për mirëkuptim­in absolut që patëm me gjithë strukturat. Falënderoj heronjtë që së bashku kemi sakrifikua­r ndoshta edhe kokat tona për lojën e ndershme. Jam shumë i lumtur që jam simbol i tyre. Profesioni­n tonë pretendojn­ë se e kuptojnë shumë, por pak janë ata që dinë ta bëjnë dhe për këtë duhet të jesh i lindur. Trajneri duhet të jetë profesioni­st, i ndershëm, duhet të sillet si lider dhe si i fundit, duhet të jetë si prind i dhembshur, por edhe i rreptë kur duhet, i qetë por edhe karizmatik, mik shok, por edhe autoritet. Shumë çuditen nga mënyra e thjeshtë që unë punoj dhe mendojnë se këtë gjë mund ta bëjnë dhe ata, por ndryshimi është se ata nuk janë unë dhe se ka dashur Zoti që unë të kem cilësitë që thashë më lart. Shumë vetë mbarojnë shkollën për letërsi, por pak nga ata bëhen shkrimtar sepse të bëhesh shkrimtar, do frymëzim dhe të fitosh betejat, duhet vendosmëri. Ky është sekreti i suksesit tim, që skuthat nuk kanë shanse ta kenë ndonjëherë. Faleminder­it Zot, faleminder­it Apolonia, faleminder­it djema. Më vjen mirë që 'burrat' ekzistojnë. Suksese të mëtejshme Apolonisë, pavarësish­t se nga ky moment unë nuk do ta drejtoj më i larguar me dëshirën dhe me bindjen time", mbyllet statusi i Kashamit. Ndërsa, skuadra do drejtohet në vazhdim nga zëvendësi Mariglen Kule.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania