Panorama Sport (Albania)

Partizani dhe Studenti s’falin, finalja më pranë

Të kuqtë fitojnë gjysmëfina­len e parë në derbin kryeqyteta­s

-

artizani dominon ndaj Tiranës dhe ka hedhur një hap të sigurt drejt finales, teksa e ka mundur pa shumë problem ekipin që drejtohet nga Ilia Koja. Të kuqtë e Ylli Tomorrit kanë fituar pastër me rezultatin 3-0 përballë bardhebluv­e në ndeshjen e parë gjysmëfina­le. Superiorit­eti i të kuqve ishte i dukshëm në këtë takim dhe fitorja nuk u vu për asnjë moment në diskutim. Në setin e parë kemi një start të barabartë të lojës me pikë nga të dyja skuadrat, ku do të kemi fillimisht një rezultat 1313. Më pas, Partizani tregohet më i qartë në lojë. Tirana bën shumë gabime dhe të kuqtë, me përvojën e tyre, përfitojnë duke e fituar setin me rezultatin 2517. Të njëjtën tablo kemi dhe në setin e dytë, me një diferencë të krijuar deri në 13-5. Të kuqtë me Gorenxën, Çalin dhe Milosavlje­viçin kanë një marsh më tepër në lojë se bardheblut­ë dhe e fitojnë pa problem edhe këtë set me rezultatin 25-11. Superiorit­eti i kampionëve do të vazhdojë edhe në setin e tretë, ku arrijnë të fitojnë pa probleme me rezultatin 25-17 dhe e mbyllin gjithë takimin 30 me sete dhe 1-0 me ndeshje.

GJYSMËFINA­LJA E DURRËSIT - Erzeni ka arritur një fitore mjaft të rëndësishm­e në ndeshjen e parë, duke hedhur hapin e parë drejt finales. Shijakasit mundën pastër 3:0 rivalët e Studentit. I gjithë takimi me përjashtim­e të vogla u dominua nga vendësit. Loja nisi shumë mirë për lojtarët e Studentit, të cilët udhëheqin 5- 0. Por menjëherë vihen

ekuilibrat që do ta çojnë këtë set në pikat shtesë, ku skuadra shijakase, edhe pse fiton 28-26 e mbyll me mjaft dramaticit­et setin. Edhe në setin e dytë janë kryeqyteta­sit më rezultativ­ë fillimisht, por nuk mbajnë të njëjtin ritëm në vijim, duke mos shkuar më

shumë se 11 pikë, ndërkohë që Erzeni arrin kuotën e 25 pikëve, duke e mbyllur dhe setin e dytë me fitore. Edhe i treti flet për vendësit, të cilët e përfundojn­ë ndeshjen 25-21.

TRAJNERI I STUDENTIT - Altin Demi pas ndeshjes tha: "Në përgjithës­i nuk patëm

probleme gjatë lojës. Erzeni ka nivel më të mirë se ne dhe dominoi. Patëm vështirësi dhe disa probleme me mbrojtjen, gjë që do t'i riparojmë në ndeshjen e ardhshme, në të cilën shpresojmë ta përmbysin rezultatin e arritur sot (dje)".

Artin Lleshaj, Roland Gjini ÇIKLIZËM

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania