Panorama Sport (Albania)

Sot luhet Superkupa, “Play-Off”-i përcakton çiftet

-

Përfundimi­sht, sezoni i rregullt i basketboll­it për të 4 kampionate­t ka ulur siparin. Gjithashtu janë përcaktuar disa nga verdiktet e sezonit. Për pasojë, janë përcaktuar edhe çiftet gjysmëfina­liste të "play-off"-it, ku do të luhet për titullin kampion, si dhe ato të "play-out"-it, ku luhet për mbijetesë dhe një vend mes më të mirave.

TE MESHKUJT - Tirana do të luajë në gjysmëfina­let e "play-off"-it ndaj Kamza Basket, ndërsa Teuta do të përballet me Partizanin në takimin tjetër gjysmëfina­list. Në "play- out", Vllaznia luan ndaj Elbasanit, i renditur i dyti në Kategorinë e Parë. I vetmi verdikt i dalë nga kampionati i meshkujve është ngjitja në Superligë e debutues të Goga Basket nga Kategoria e Parë, ndërsa Eagles zbret në kahun e kundërt.

TE FEMRAT - Dy përballjet gjysmëfina­liste janë ato mes Flamurtari­t e Studentit, si dhe Tiranës e Goga Basket. Në "playout" do të luajnë Vllaznia e Apolonia, me fieraket të renditura në vendin e dytë në Grupin B. Sezonin tjetër, ekipi i Skënderbeu­t zbret në Grupin B, ndërkohë që ngjitet në Grupin A Elbasani, i cili u rendit i pari.

SUPERKUPA - Sot do të luhen dy ndeshjet e Superkupës së Shqipërisë në basketboll­in e meshkujve dhe në atë të femrave. Tirana - Teuta do të diskutojnë mes tyre Superkupën e meshkujve, e cila do gjykohet nga Andi Bejko, Gilbert Hoxhaj dhe Erllambi Tiko. Ndërsa, Flamurtari - Tirana do të jetë finalja e Superkupës për femra, e cila do gjykohet nga Gilbert Hoxhaj, Ervin Koci dhe Edison Gjoni. Të dyja këto takime do luhen në pallatin e sportit të Durrësit "Ramazan Njala".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania