Panorama Sport (Albania)

Shqipëria fiton dhe i largohet fundit

Luçie Gjini, protagonis­tja, që vendosi fatin e fitores me një supergol shënuar brenda zonës

- VLADIMIR MEMA

Fitore në frymën e fun dit për vajzat e Ko mbëtares shqiptare, teksa kanë fituar minimalish­t 1 me 0 me golin e Luçie Gjinit në minutën e 88- të. Një ndeshje e dominuar nga vajzat tona, por që shpërblehe­n vetëm në minutat e fundit, duke parakaluar kështu në klasifikim Bjellorusi­në. Kështu, pas barazimit në Poloni vijnë edhe tri pikët e para në këto eliminator­e të Botërorit.

CEREMONIA - Përpara nisjes së sfidës, FSHF-ja i rezervoi një ceremoni lamtumire nga futbolli ish-kapitenes së Kombëtares, Aurora Seranaj, e cila është aktivizuar 32 ndeshje me përfaqësue­sen dhe ka shënuar tre gola. Ishkapiten­es iu dhurua një pllakatë mirënjohje­je për atë që ka dhënë për futbollin e femrave në Kombëtaren shqiptare.

PJESA E PARË - Ndeshja nis e qetë nga të dyja ekipet që mundohen më shumë të qarkullojn­ë topin dhe të mos shtyjnë përpara. Minutat kalojnë dhe ndeshja zhvillohet pa emocione sepse skuadrat në fushë janë apatike dhe pa qartësi në fazën sulmuese. Loja bëhet e mërzitshme për minuta të tëra, teksa nuk shënjestro­het asnjë gjuajtje në portë për afro gjysmë ore lojë. Mundohen vajzat tona të shfaqen rrezikshëm me goditje standarde, por skemat kuptohen nga vajzat mike. Gjuajtja e parë drejt portës do të regjistroh­ej në minutën e 39-të me anë të Doçit, por pret pa probleme portierja mike. Gjithsesi, pjesa e parë mbyllet pa emocione dhe pa ritëm, me ekipet që ishin të pafuqishme të shtynin përpara.

PJESA E DYTË - Fraksioni i dytë i lojës nis me një tjetër ritëm, me skuadrat që shtyjnë shumë përpara dhe shfaqen rrezikshëm që në fillim. Të

parat rrezikojnë miqtë që në sekondat e para me anë të Slesarçik, por goditja në zonë përfundon jashtë. Doçi nga goditja e dënimit harkon në zonë, prek pak me kokë Maksuti, por sfera godet shtyllën. Sfida bëhet interesant­e, pasi skuadrat mendojnë më shumë për sulmin dhe nuk mungojnë tentativat në portë, me Zanin që shpëton portën nga një goditje jashtë zone. Provojnë dhe vajzat tona në

krahun tjetër, por pa sukses. Shqipëria dominon, por goditja me kokë e Bajraktari­t godet shtyllën dhe përfundon jashtë, duke u mohuar golin. Të pafata! Por, në të 88-ën, Doçi bën një skemë nga këndi, kroson në zonë dhe pas një rrëmuje, Luçie Gjini godet fort në zonë dhe 1 me 0. Nuk ka më kohë dhe vajzat shqiptare i gëzohen fitores së parë në këto eliminator­e, duke lënë edhe vendin e fundit në klasifikim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania