Panorama Sport (Albania)

Gladiatori De Rosi: Di Françesko bëri një mrekulli

Naingolan: Gëzim i dyfishtë sepse na quajnë humbës

-

Në ditën e përm bysjes historike të Romës me Barcelonën, Daniele De Rosi nuk e humbet kthjelltës­inë. "Ishte një triumf, edhe pse jemi ende një gjysmëfina­le. Por për dimensione­t e klubit të Romës dhe historisë tonë është diçka e pabesueshm­e. Por tani nuk duhet të mendojmë se kemi bërë një mrekulli. Përkundraz­i, duhet të vazhdojmë që të luajmë në këtë kompeticio­n për t'i shkuar deri në fund", tha mesfushori i italianëve.

SHPRESA

Në Itali dhe në Spanjë skuadrës së Di Françeskos dukej sikur i ishte bërë një kirurgji totale. Ajo e një jave më parë në Barcelonë dhe kjo e mbrëmshmja në "Olimpiko" nuk kishin asgjë të ngjashme veç fanellave të futbollist­ëve. Sepse në fushë u shpalos një tjetër skuadër, një tjetër lojë, një tjetër agresivite­t. "Ndeshja e vajtjes, pavarësish­t rezultatit, na kishte bërë që të kuptonim se mes nesh dhe atyre nuk kishte një distancë të madhe dhe pakëz besim e kishim në ndeshjen e kthimit. Atë pak më shumë që duhej e vendosi trajneri, i cili shkartisi formacioni­n në harkun e vetëm tri ditëve".

GË IMI - De Rosi, i cili festoi 57 ndeshje në Ligën e Kampioneve, duke barazuar rekordin e legjendës Françesko Toti, tani pritet që të bëhet ai rekordmeni i prezencave në Europë për verdhekuqt­ë: "Jam i gëzuar edhe për veten. Sepse jam 34 vjeç dhe kam shënuar një arritje të madhe, por edhe për të rinjtë që mbajnë veshur këtë fanellë që nuk është pak. Është një nga gëzimet më të bukura që prej kur jam këtu".

NAINGOLAN - Ndërsa luftëtari Naingolan mendon

se suksesi ndaj Barcelonës ka një shije të dyfishtë: "Gëzimi është dopio për shkak se na etiketojnë shpesh si humbës. Finalja e Kievit[ Të jemi modestë dhe punojmë kokulur, por të ëndërrosh nuk të bën keq", tha mesfushori belg.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania