Panorama Sport (Albania)

Salah, vals edhe në Mançester

Egjipitian­i dhe Firmino përmbysin qytetarët dhe fluturojnë në gjysmëfina­le

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Vazhdon sezoni fantastik i Momo Salah. Vazhdon roli i "maces së zezë" i Klopit kundër Guardiolës. Vazhdon mallkimi i Pepit në Champions pas triumfeve me Barçën. Vazhdon gara europiane e Liverpulit, që do të jetë një klient i vështirë për të gjithë. "Reds"-at fitojnë edhe në "Etihad" 2-1 dhe mbyllin me rezultatin 5-1, 180 minutat e çerekfinal­es. E thënë kështu, duket se nuk pati histori: por në fakt mund të kishte shkuar në një tjetër mënyrë, veçanërish­t në pjesën e parë pas një pjese të parë marramendë­se të "qytetarëve", që ndalen mes shtyllave dhe protestave për golin e anuluar me pa të drejtë Sanesë. Dhe mes nervave dhe zhbalancim­it të nevojshëm taktik të djemve të Guardiolës (Lahoz e dërgon në tribunë pas pjesës së parë për protestat ndaj tij), ndërhyn Liverpuli i Klopit. Barazon menjëherë sapo nis pjesa e dytë me Salahun, duke mbyllur llogaritë dhe pastaj gjen edhe golin e fitores me Firminon.

NISJA E VËRTETË - Pas humbjes 3- 0 në "Anfield Road", Guardiola luan gjithçka për gjithçka. Tre mbrojtës dhe 6 sulmues. Ideja është e qartë: të sulmohet dhe fitohet topi që në sulm pasi e kanë humbur. Dhe pas 117 sekondash plani duket se funksionoi: Van Dajk humbet topin, duke pretenduar një faull, vertikaliz­im i Fernandinj­os, asist i Sterling dhe goli i katërt për Zhezusin në Champions, i preferuar përpara Agueros. 1- 0 dhe është minuta e 2-të.

SINJALET E "REDS" - Liverpuli fshihet për 40 minuta, mbyllet në portë dhe gjërat mund të kishin shkuar më keq nëse shtylla nuk do të ndalte Bernardon dhe një tjetër goli të rregullt që iu anulua Sanesë për pozicion jashtë loje në 42'. Në daljen e Karius, Sane e dërgon topin në rrjetë nga vetëm dy hapa: Lahoz e anulon për pozicion jashtë loje, por topi për gjermanin u prek nga Milner. Fundi i pjesës së parë sjell shkëndijën e vetme të miqve, por Çembërlein godet keq pasi dribloi edhe Edersonin.

VERDIKTET - Por, ndeshja transformo­het në pjesën e dytë: Siti i rikthehet mbrojtjes me katër vetë, megjithatë nuk ka grintën e pjesës së parë. Në minutën e 56-të, Mane pret një diagonale

me topin, kalon Laporten dhe detyron Edersonin të dalë: topi, i prekur mbetet aty, Salah kapërcen portierin dhe e dërgon në rrjetë me një prekje të ëmbël. Praktikish­t, ndeshja mbyllet me golin e Firminos pas rikuperimi­t të topit ndaj Otamendit dhe

braziliani lëshon një diagonale precize. Gjysmëfina­lja është e kuqe. Liverpuli arrin për herë të 10-të në këtë fazë dhe është ekipi i dytë anglez që ka shkuar më shpesh kaq larg. Rekordin e mban Mançester Junajtid (12 herë në gjysmëfina­le).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania