Panorama Sport (Albania)

Hames dhe Roben: Duam Champions-in me Bajernin

“Ata do të luajnë shansin e fundit, asgjë s'ka mbaruar”

-

ames Rodrigez ka folur për mikro fonat e "Byerntv" vetëm pak minuta pasi përfundoi stërvitjen me skuadrën e tij në prag të ndeshjes së sotme kundër Sevijës. Ai së bashku me Arjen Roben ishin lojtarët e vetëm që u përzgjodhë­n nga klubi për të dhënë deklarata në lidhje me ndeshjen. Në fakt, vetëm holandezi ishte përkrah Hejnkesit në sallën e konferenca­ve. Kolumbiani, që ishte lojtari më i mirë në ndeshjen e fundit në Augsburg duke ndihmuar skuadrën të merrte një trepikësh që i siguroi matematiki­sht titullin, deklaroi: "Mendoj që kemi shanse reale për të fituar trofeun në fund. Ka shumë skuadra të forta që luajnë një futboll të mirë, ashtu si ne. Të gjithë në skuadër e duan këtë trofe, po ashtu edhe unë. Por duhet t'i marrim ndeshjet me radhë. Do ta fillojmë që nga ndeshja e sotme ndaj Sevijës, e më pas te tjetra në rast se kualifikoh­emi për në gjysmëfina­le. Duhet ta nisim ndeshjen me intensitet të latë, 100% të fokusuar. Të luajmë një futboll të bukur kundër një kundërshta­ri shumë agresiv dhe të vështirë", përfundoi Hames. Ndërkohë, Arjen Roben ishte lojtari i radhës i pyetur për takimin e sotëm kundër spanjollëv­e. Lojtari ishte i qeshur si përherë dhe në humor të mirë. Ai sapo kishte përfunduar stërvitjen e fundit me skuadrën në prag të ndeshjes së kthimit ndaj skuadrës së Montelaës. Pyetjes se si e parashikon ndeshjen e kthimit ndaj spanjollëv­e, ai iu përgjigj: "Nesër duhet të zhvillojmë një ndeshje të mirë. Jemi gati për të bërë një hap të rëndësishë­m. Muaji prill do të jetë interesant. Fitorja 1-2 në transfertë­n është diçka fantastike. Por asgjë nuk ka mbaruar, prandaj duhet të futemi të fokusuar dhe të bëjmë një paraqitje prej një skuadre të madhe. Ata do të luajnë shansin e fundit, prandaj duhet të jemi të përgatitur për çdo situatë. Sigurisht që ka presion, por unë e dua këtë lloj presioni, më jep fuqi për të luftuar dhe kjo më motivon. Në qoftë se duam t'i shkojmë në fund Championsi­t, duhet të rritemi akoma si skuadër. Na mungojnë disa detaje që duhet t'i përmirësoj­më". Nuk kishte si t'i shpëtonte pyetjes për rinovimin e

pritshëm me skuadrën bavareze, ndaj Roben shtoi: "Besoj që kam folur qartë për këtë temë. I përket klubit të veprojë tani. Për momentin nuk ka asgjë të re për sa i përket

rinovimit tim", përfundoi holandezi, që më pas ia la fjalën trajnerit Jup Hejnkes, i cili ishte duke e pritur të startonte intervistë­n e tij në praninë e gazetarëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania