Panorama Sport (Albania)

Hejnkes: Bajerni, i uritur për gjysmëfina­len

-

Trajneri i Bajernit ka folur në prag të sfidës për Champions ndaj Sevijës. Baverezët fituan në ndeshjen e parë me rezultatin 1-2 dhe duan të mbrojnë këtë fitore në fushën kundërshta­re për të kaluar në gjysmëfina­le. Bajerni u shpall kampion i Gjermanisë në fundjavën e kaluar pas fitores 1-4 kundër Augsburgut në transfertë duke fituar titullin e 6-të radhazi dhe të 28-in në historinë e klubit. Tashmë, ata do të fokusojnë të gjithë forcat te ndeshjet e Champions-it, duke filluar që sot ndaj Sevijës.

Trajner, si është gjendja e ekipit?

Boateng dhe Alaba janë stërvitur plotësisht dje. Xherome është mirë ndërsa Alaba jo dhe aq. Nuk ka qenë me ne për disa javë dhe do t'i duhet të stërvitet akoma. Preferoj ta aktivizoj të shtunën në kampionat. Vidal gjithashtu nuk do të luajë.

Si janë pritshmëri­të?

Sevija do të kërkojë të luajë përpara, ata do të rrezikojnë dhe do të na sulmojnë në repartin defensiv. Kjo është normale. Presingu nga ana e tyre do të jetë i madh, por ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Ata do të luajnë këtë herë me Banegan, një lojtar i madh që është zemra e skuadrës. Si është forma e Ulraishit? Sven është bërë një nga portierët më të mirë në Bundesligë, kjo me të drejtë. Tifozët dhe opinioni e ka kuptuar se çfarë di të bëj ai. Po zhvillon një sezon fantastik me ne. Është gati skuadra? Jemi përgatitur shumë mirë gjatë këtyre ditëve, pas Augsburgut, jemi fokusuar menjëherë për ndeshjen ndaj Sevijës. Dominon një klimë e mirë dhe lojtarët janë shumë të uritur për të kaluar në turin tjetër. Champions-i? Kompeticio­ni i Champions-it është elita e futbollit për klube. Prandaj jemi të motivuar. Dhe pse unë personalis­ht preferoj të bëj dallime midis kampionati­t dhe Ligës së kampioneve. Por nuk është diçka që e luan përditë. Vura re që lojtarët, jo vetëm që u stërvitën me kualitet, por dhe më një dëshirë të madhe për ndeshjen e sotme. Si është gjendja e Nojerit?

Gjendja aktuale e Manuelit është shumë e gëzueshme. Dëmtimi ka kaluar pothuajse plotësisht. Ai ka veshur uniformën e portierit dhe është gati për të provuar se sa larg mund të shkojë me stërvitjen. Por ne nuk i kemi vënë asnjë afat kohor, dhe pse mendoj që do të luajë brenda këtij sezoni.

Çfarë mendimi keni për doktor Myler-Volfard?

Është një ekspert i padiskutue­shëm në fushën e tij. Që kur ka ardhur këtu te Bajerni është bërë më i ri në moshë (qesh).

Si është gjendja e Komanit?

Kam besim se ai do të luajë me ne nëse kemi ndeshje pas 12 majit. Por deri atëherë do të na duhet të fitojmë dhe disa takime. Për pjesën tjetër të skuadrës jam i kënaqur, ata e dinë që ky është një muaj i rëndësishë­m për objektivat e klubit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania