Panorama Sport (Albania)

Varan: Do jetë bukur të urdhëroj shokët e skuadrës

-

Rafael Varan do të jetë ai që do të drejtojë repartin e mbrojtjes së Realit të Madridit përballë Juventusit, duke parë mungesën për kartonë të kapitenit Serxho Ramos apo edhe të Naços së dëmtuar. Gjithsesi, për francezin, kjo do të jetë një përgjegjës­i e bukur edhe pse është një ndër lojtarët më të rinj të skuadrës. "Mungon Ramos? Ej, unë kam një karakter të fortë, edhe pse mund të dukem shumë i qeshur. Nuk lejoj që të më quajnë vogëlush, por dua që shokët e mi të kenë besim të plotë tek unë. Madje, nëse doni ta dini, do të jetë bukur për mua që t'u jap urdhra pjesës tjetër të skuadrës, duke qenë se në aksionet kundërsulm­uese do të jem unë ai që do të kem pamjen më të gjerë të të parit të gjërave, thekson 24-vjeçari, i cili më pas analizon ndeshjen. - Në Madrid do të presim një Juventus të rrezikshëm, pasi nuk ka asgjë për të humbur. Ata mbeten një skuadër e madhe, pavarësish­t humbjes 3-0 që pësuan në Torino dhe mbi të gjitha në vitet e fundit janë parë shumë çmenduri në futboll, ndaj duhet të jemi tepër të kujdesshëm. Dibala dhe Higuain? Dibala është një lojtar i rëndësishë­m dhe për ne është një ndihmë e madhe që ai do të mungojë, ndonëse Juventusi ka shumë kampionë të tjerë. Higuaini është një lojtar që e kam parë në aksion që nga afër, duke qenë se kemi luajtur bashkë në Madrid. Është një sulmues shumë i rrezikshëm, i cili duhet mbajtur nën kontroll, ndryshe mund të të shkaktojë shumë dëme. Besoni te Champions-i i tretë radhazi? Patjetër që po, ndryshe çfarë do të mund të bënim ende në këtë kompeticio­n. Gjithsesi, fillimisht duhet të mbyllim hesapet me Juven dhe më pas të mendojmë për të ardhmen".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania